Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Çift i ri në Indonezi ndëshkohet publikisht pas puthjes në TikTok, 21 goditje me kamzhik secili

nga Revista Kosovarja

Një çift i ri në provincën Aceh të Indonezisë është ndëshkuar publikisht pasi një gjykatë e sheriatit i shpalli fajtorë për shkelje të ligjit islamik, pas një videoje ku ata shiheshin duke u puthur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në TikTok.

Mbi artikull

Sipas vendimit të gjykatës, burri 22-vjeçar dhe gruaja 25-vjeçare u dënuan me nga 21 goditje me kamzhik secili, ndëshkim që u realizua publikisht në Parkun Bustanussalatin në qytetin Banda Aceh, para të paktën njëqind personave.

Çifti fillimisht ishte dënuar me nga 25 goditje, por dënimi u ul pasi ata kishin kaluar katër muaj në paraburgim. Gjykata gjithashtu urdhëroi konfiskimin dhe shkatërrimin e pajisjeve që përmbanin videon e transmetuar në TikTok.

Rasti ka nxitur reagime të ndryshme. Organizata Amnesty International e ka dënuar ndëshkimin, duke e cilësuar si shkelje të të drejtave të njeriut dhe si një formë ndëshkimi mizor dhe poshtërues.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkohë, disa banorë lokalë kanë mbështetur vendimin, duke thënë se ndëshkimi publik shërben si paralajmërim për sjelljet në publik dhe përdorimin e rrjeteve sociale.

Aceh mbetet e vetmja provincë në Indonezi që zbaton ligjin e sheriatit, ku ndëshkimet publike përdoren për një sërë shkeljesh morale dhe ligjore.