“Dashuria nuk njeh moshë” është shprehja e cila më së miri përshtatet edhe në disa nga çiftet e estradës shqiptare.
Ka qenë dashuria ajo e cila ka mbajtur bashkë këto çifte, pavarësisht diferencës së madhe në moshë tek disa prej tyre.Mirëpo, një e tillë gjithmonë mbetet një debat i madh në publik, e kjo më së miri vërtetohet me lidhjen e dashurisë së Adelina Tahirit me Serjoza Markov.
Avokati maqedonas ka plot 52 vite jetë, ndërsa këngëtarja Tahiri javën e kaluar mbushi 28 vite, pra me një diferencë prej 24 vitesh.
Të shumta janë komentet negative që Adelina Tahiri merr rreth bashkëshortit të saj, ndërsa nuk mungojnë ato të tipit “Si mund t’a puthësh këtë plak?”, por ajo ka treguar se nuk i intereson se çfare thonë të tjerët.
Një çift tjetër me një diferencë prej 20 vitesh është Sinan Hoxha dhe Andrra Destani.Andrra Destani pikërisht dje shënoi 25 vjetorin e lindjes, ndërsa Sinan Hoxha ka plot 45 vite jetë. Por, kjo gjë nuk ka ndikuar aspak tek lidhja e tyre pasi tashmë ata kanë dhe një djalë.
Plot 15 vite diferencë ka dhe çifti Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi, por dyshja ka vite në lidhje dashurie dhe më shumë se një vit të fejuar.
Genc Prelvukaj 39 , Eni Koçi 24
Blero dhe Afrona janë një tjetër çift që poashtu kanë diferencë në moshë 14 vite.
Blero 41 vjeçar dhe Afrona Dika 27 vjeçare, por dyshja kanë shumë vite bashkë, ndërsa vitin e kaluar kurorëzuan lidhjen me martesë.
Armina dhe Shkëlzeni janë prej vitesh në lidhje dhe së shpejti pritet të bëjnë edhe dasmën. Edhe ata janë komentuar shumë për diferencën në moshë e cila është 14 vite. Shkëlzeni është 42 vjeç ndërsa Armina 28. Megjithatë kjo nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien e tyre dhe çifti janë shumë të dashuruar.
Zaimina dhe Klodi janë po ashtu një çift me diferencë moshe, por kjo nuk ka ndikuar aspak tek marrëdhënia e tyre. Çifti kanë 10 vite diferencë dhe vitin e kaluar u bënë prindër të një vajze.