Të gjithë në llogarinë e tyre në Facebok, kanë nga një mik ose mike që nuk ndalet së publikuari fotografi nga momente të ndryshme nga lidhja e tyre.
Mirëpo, sipas psikoterapeutistit amerikan Gary Neuman, kjo mund të jetë vetëm një anë tjetër e medaljes brenda një çifti që nuk janë rehat me njëri tjetrin. Sipas tij, ata në të shumtën e rasteve nuk janë të lumtur dhe e kompenzojnë këtë ndjesi duke provuar t’i tregojnë botës se sa mirë që janë.
“Njerëzit që përdorin shumë Facebook-un për të postuar fotografi të martesës dhe lidhjes së tyre romantike, janë të pasigurt dhe kur i ndajnë këto gjëra me njerëz të tjerë, e humbni privatësinë në mes jush”, thotë ai, shkruan Business Insider.
Psikoterapeutisti këshillon që kur t’i shihni fotografitë e çifteve që duhen jashtëzakonisht të lumtur, të mos i krahasoni me veten, për shkak se pas fotografive mund të fshihet diçka krejt tjetër./Kosovarja/