Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Çifti i njohur i jep fund lidhjes 3 vjeçare

nga Revista Kosovarja

Cole Sprouse dhe Lili Reinhart janë ndarë pak para shpërthimit të pandemisë.

Mbi artikull

Një burim i afërt i aktorëve për kolumnën “Page Six” të së përditshmes “New York Post”, ka deklaruar: “Cole dhe Lili janë ndarë para se të fillonte pandemia, dhe janë vetizoluar secili në shtëpi të vet. Por ata vazhdojnë të jenë miq të mirë.”

Për herë të parë thashethemet për një ndarje të mundshme të çiftit filluan kur, Cole dhe Lili, u panë të distancuar nga njëri-tjetri në ndejën e organizuar nga revista “Entertainment Weekly” në San Diego, në korrik të vitit të kaluar.

Por, pavarësisht kësaj, çifti asnjëherë nuk e kishte konfirmuar ndarjen dhe ishin shfaqur edhe disa herë në publik së bashku. Megjithatë, burime të ndryshme të aktorëve disa herë kishin deklaruar se, Cole dhe Lily, janë shumë të dashur me njëri-tjetrin por nuk përshtaten shumë si çift, prandaj edhe nuk besonin se lidhja e tyre do të zgjaste për shumë kohë, transmeton Koha. Sipas tyre, ata janë persona shumë të ndryshëm dhe stili i tyre i jetës nuk përshtatet me njëri-tjetrin.

Moneytizer Paragrafi 4

Cole Sprouse, i cili u bë i famshëm si fëmijë duke aktruar krahas vëllait të tij binjak, Dylan Sprouse, në të kaluarën kishte thënë se nuk brengoset për spekulimet e vazhdueshme që bëhen në publik, rreth lidhjes së tij me Reinhartin.

Ylli 27-vjeçar i filmit e pranon se interesimi i publikut rreth jetës së tij private, është një çmim të cilin duhet ta paguajë për famë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]