fbpx

Çifti i njohur i showbizit bëhen prindër për herë të parë

nga Revista Kosovarja

Çifti i njohur i showbizit, Joe Jonas dhe Sophie Turner janë bërë prindër për herë të parë.

Aktorja e “Games of Thrones” ka sjellë në jetë një vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin Willa.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, ndërsa dyshja kanë preferuar të mos reagojnë. Joe dhe Sophie janë një çift shumë diskret dhe gjithmonë e kanë ruajtur larg vëmendjes së mediave dhe publikut jetën private.

Dyshja u martuan në maj të vitit të kaluar, me një dasmë shumë private në Las Vegas, ndërsa lajmi i shtatzënisë u përhap në shkurt të këtij viti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]