Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Çifti kinez me dasmë online

nga Revista Kosovarja

Ma Jialun dhe nusja e tij Zhang Yitong nuk e kishin imagjinuar kurrë një dasmë të tillë. Çifti kishte planifikuar të celebronte lidhjen në Tetor me një ceremoni të madhe, por coronavirusi e ka vendosur në pritje planin e tyre.

Nga e panjohura dhe pasiguria e pandemisë, Ma dhe Zhang i thanë po njëri-tjetrit në një mënyrë krejt të pazakontë. Ata u martuan online, falë një kompanie që organizon evente të tilla në kohëra kur grumbullimet e njerëzve janë të ndaluara.

Të veshur me kostume tradicionale kineze, çifti shkëmbeu premtimet në një ceremoni që zgjati dy orë, ku morën pjesë vetëm organizatorët dhe trupa e kamerave, por u transmetua live për familjet, miqtë dhe rreth 500,000 shikues.

Me dasma, ditëlindje dhe festime që anulohen në të gjithë botën për shkak të pandemisë, Zhao Yun, organizator i dasmave në internet, beson se shpërthimi mund të ketë filluar një mënyrë jetese të re në internet.

Moneytizer Paragrafi 4

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]