Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Cila është arsyeja? Këngëtarja e famshme shqiptare ndërpret bashkëpunimin me…

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e famshme, Bebe Rexha, nuk është më pjesë e “Warner Records”, shtëpisë diskografike me të cilën ka bashkëpunuar për mbi një dekadë.

Largimi i këngëtares shqiptaro-amerikane vjen pas një periudhe tensioni dhe mosmarrëveshjesh të përsëritura mes saj dhe kompanisë, shkruan The Sun.

Rexha, e cila arriti sukses të madh me hitin e vitit 2022 “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guetta, ka qenë pjesë e Warner që nga viti 2013 dhe ka publikuar tre albume me këtë shtëpi diskografike. Sidoqoftë, raportet mes palëve janë përkeqësuar vitet e fundit.

Burime nga industria muzikore kanë zbuluar se largimi është parë si një mundësi pozitive nga vetë Bebe Rexha. Ajo ishte shumë e zhgënjyer me drejtimin e karrierës së saj dhe, kur gjërat arritën në një pikë kritike, Warner sugjeroi ndërprerjen e bashkëpunimit. Rexha ka pranuar këtë vendim dhe ka shprehur dëshirën për të nisur një kapitull të ri në karrierën e saj, duke ndier se kjo nuk mund të realizohej brenda “Warner Records”.

Moneytizer Paragrafi 4

Pas largimit, Bebe Rexha ka punësuar një ekip të ri menaxhimi për të udhëhequr fazën tjetër të karrierës së saj, ndërsa emri i saj është hequr nga faqja zyrtare e Warner dhe kompania nuk e ndjek më në “Instagram”, një veprim që këngëtarja e ka kthyer mbrapsht.

Gjatë karrierës së saj, Rexha ka pasur shumë sukses, përfshirë këngën “Meant To Be” me Florida Georgia Line, e cila ka shitur mbi dhjetë milionë kopje në SHBA dhe ka mbajtur rekord për këngën më të transmetuar të zhanrit ‘country’ në Spotify. Megjithatë, projektet e saj të fundit nuk kanë arritur të përsërisin të njëjtin sukses.

Në verën e kaluar, Bebe Rexha shprehu pakënaqësinë e saj në platformën X (ish-Twitter), ku tha: “Mund të shkatërroj një pjesë të madhe të kësaj industrie. Jam e zhgënjyer. Më kanë nënvlerësuar.” Pas këtij largimi nga “Warner Records”, ajo duket gati për të rikthyer fuqinë dhe ndikimin e saj në industrinë muzikore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]