Të gjitha ndërtesat, infrastruktura dhe gjësende tjera të krijuara nga njerëzit kanë një impakt të madh në planetin tonë.
Njerëzimi ka arritur një rekord të ri për dominancë në planet, të gjitha objektet e krijuara nga njerëzit janë më të rënda se të gjitha gjallesat e Tokës, shkruan “ScientificAmerican”.
Rrugët, shtëpitë, qendrat tregtare, letra, filxhanë kafeje, telefona dhe infrastruktura të tjera që i përdorim çdo ditë të jetës peshojnë rreth 1.1 trilionë.
Kjo e tejkalon shifrën që do të kishte nëse do të peshonim të gjitha bimët, kafshët, këpurdhat, bakteret etj. Para 120 viteve, pra në vitin 1900, objektet artificiale të krijuara nga njeriu peshonin vetëm 3% të peshës së të gjitha gjallesave të botës.
Pesha mesatare e të gjitha produkteve që krijohen brenda një jave në Tokë, është e barabartë me peshën e të gjithë 7.7 miliardë njerëzve që jetojnë në Tokë.
Fakti që jemi kaq dominues në planetin tonë, do të thotë se edhe kemi përgjegjësi për krijesat që janë më inferiore ndaj nesh.
Për 20 vitet e fundit masa e objekteve artificiale është dyfishuar. Rreth gjysma e pjesëve të Tokës ku jetojnë njerëzit, është e mbuluar me asfalt dhe beton.
Këto shifra janë shumë alarmante për të ardhmen. Me sa duket njerëzit po harrojnë që natyra është burimi i oksigjenit që ne konsumojmë për të jetuar.
As ne nuk do të kemi jetë nëse vazhdojmë të shkatërrojmë gjithë jetën e tokës.