fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Cila qepë ka vlerat më të mëdha

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Per Jete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

A keni menduar ndonjëherë se cila qepë është më e shëndetshme?

Duke qenë se shqiptarët e duan qepën kaq shumë saqë vendi ynë plotëson 90% të nevojave të tregut vendas.

Korça dhe Elbasani janë qytetet me prodhimtari më të lartë të qepës me 94.940 dhe 72.529 kuintal respektivisht.

Në nivel kombëtar, Shqipëria prodhon rreth 175.129 kuintal qepë në vit, duke u renditur në vendin e 66-të në botë.

Në vitin 2011, Shqipëria u rendit ndër vendet e para për konsumin e qepës duke thyer rekordet me konsumin e 33.3 kilogramë qepëve për frymë.

Të dy llojet e qepëve, si e bardha ashtu edhe e kuqja, konsiderohen si super ushqime. Ato luftojnë qelizat e dëmshme, virozat, bakteret dhe radikalet e lira.

Të shumtë janë ata që mendojnë se i vetmi ndryshim mes qepëve është paraqitja dhe shija, por sipas kërkimeve  ndryshimi mes qepëve të kuqe dhe atyre të bardha nuk qëndron vetëm tek ngjyra.

Qepët e kuqe përdoren të gjalla kryesisht në sallata, panine dhe salca. Ndërsa qepët e bardha kanë një shije më të butë.

Ndryshimi mes qepëve të bardha dhe të kuqe:

Vitaminat dhe mineralet

Të dy tipet e qepëve kanë shumë të përbashkëta. Niveli i glicemisë në to është i ulët dhe të dyja plotësojnë me 10 përqind nevojën ditore për vitaminë C dhe kalcium.

Vitamina C është e rëndësishme për prodhimin e kolagjenit, një proteinë që kufizon aktivitetin e radikaleve të lira në organizëm.

Përveç vitaminës C, të dyja qepët plotësojnë me 2 përqind nevojën ditore për kalcium, ndërkohë që vetëm qepa e kuqe plotëson me 2 përqind nevojën ditore për hekur.

Fibra

Në 100 gramë qepë të kuqe gjenden 2 përqind fibër, ndërkohë që në të njëjtën sasi të qepës së bardhë gjenden 1.2 gramë fibër.

Asnjëra prej qepëve nuk është burim i pasur fibre, e megjithatë të dyja plotësojnë nevojën për fibër me 14 gramë në 1000 kalori ose 28 gramë në 2000 kalori.

Nëse konsumoni më shumë fibër, atëherë do të jeni më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, diabeti, tensioni i lartë i gjakut, obeziteti dhe goditjet në tru.

Në përgjithësi, qepët kanë një shije të fortë karakteristike. Qepa e kuqe përmban shumë antioksidantë dhe konsiderohet fituese në përpjekjet për të holluar gjakun.

Për më tepër, qepa e kuqe përmban më pak sheqer në krahasim me qepën e bardhë.

Antioksidantët

Në përgjithësi, qepa e kuqe përmban më shumë antioksidantë se sa qepët e bardha, ndërkohë që në renditje, qepët e verdha janë të dytat.

Qepët e kuqe përmbajnë 415 nga 1917 mg flavonolë në krahasim me të verdhat të cilat përmbajnë 270 nga 1187 mg.

Një nga vlerat më të mira të qepës së kuqe është kuercetina, një polifenol që lufton ashpër radikalet e lira në organizëm.

Qepët e kuqe janë të pasura me anthocianinë që u jep edhe ngjyrën e ndezur. Studimet kanë provuar se qepët e kuqe përmbajnë 25 lloje të ndryshme anthocianine.

Hollimi i gjakut

Të dyja llojet e qepëve arrijnë të hollojnë gjakun falë flavonoideve dhe përmbajtjes së sulfurit.

Megjithatë, qepa e kuqe ka një efekt shtesë në hollimin e gjakut sepse është më e pasur me flavonoide.

Si të përfitoni më shumë prej tyre

Pjesa e jashtme e qepës përmban nivelin më të lartë të antioksidantëve, ndaj sigurohuni të mos e teproni me qërimin e qepës, dhe të mos hidhni shtresat më të pasura me vlera.

Një studim i kohëve të fundit tregoi se dy shtresat e para të qepës përmbajnë 75% të antioksidantëve.

Sigurohuni të konsumoni shumë qepë në dietën tuaj. Rekomandohet që të hani të paktën 3 qepë çdo javë.

Është e rëndësishme që të hani një larmi qepësh, por sigurohuni që të paktën një herë në javë të konsumoni një qepë të kuqe.


Etiketa: qepa

POSTIME TË NGJASHME

Per Jete

Si të mbani në kontroll aciditetin e stomakut gjatë agjërimit

3 orë më parë
Per Jete

Bëni vetë freskuesin e ajrit: Pa asnjë kimikat dhe pa shpenzuar shuma të madhe parash

6 orë më parë
Per Jete

Pesë mënyra të shkëlqyera për ta përdorur acetonin në shtëpi

9 orë më parë
Per Jete

Katër këshilla për mirëmbajtjen e atleteve të bardha: Pas çdo pastrimi do të duken si të reja

11 orë më parë
Per Jete

Gërhitja është shumë më e rrezikshme nga sa mendoni

13 orë më parë
Per Jete

Që ta ndihmoni veten gjatë muajit të Ramazanit, duhet të shmangni disa ushqime

20 orë më parë
Postimi tjetër

Emigranti shqiptar bën tatuazh në gjoks portretin e Luizit

Kiara Tito ishte në lidhje edhe me këtë personazh të njohur të estradës

Walker: Asociacioni nuk është mirë të krijohet

TË FUNDIT

Për çka e kritikon Xhuli veten?

18 minuta më parë

Juliana Nura ka treguar arsyet pse e kritikon veten. Në 25 pyetje me emisionin Prive, ish-finalistja e edicionit të parë...

Thuhet se kanë nisur lidhje dashurie, por Selena dhe Zayn njihen prej vitesh

32 minuta më parë

Romanca e re e Selena Gomez dhe Zayn Malik mund të ketë nisur dy vite më parë. Këngëtarja e ka...

Ftesë për pjesëmarrje në manifestimin përkujtimor “Eksodi Bllaca 99”

35 minuta më parë

Me 10 prill në Han të Eelezit duke filluar në orën 10:00, do të organizohet manifestimi përkujtimor “Eksodi Bllaca 99”....

Luizi ndjek shembullin e Xhulit, bën plane në lavanderi

42 minuta më parë

Luizi ka “vënë në lojë” Oltën, Dean dhe Qetsorin. Ai është shtirur sikur po përgatit plane me disa prej banoreve....

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” në njohje me vëllain e Andit?

48 minuta më parë

Dyshimet janë shtuar pas një dalje në darkë së bashku. Andi dhe Gresa, Ana dhe Ardi, kanë kaluar një natë...

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez shfaqen më të dashuruar se kurrë

1 orë më parë

Romanca e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u shfaq dukshëm në premierën e filmit të tij të ri, “Air”. Derisa...

MË TË LEXUARAT

“Të kam dhj*rë..”, pas sulmit kundrejt Top Channel, reagon Donald Veshaj

Gerard Pique thyen heshtjen, shpalos detaje prej ndarjes nga Shakira

Kurti për Asociacionin: Kurrë nuk do të lejojë autonomi territoriale, s’ka kompetenca ekzekutive

Boksieri shqiptar, Jakaj ‘ia fikë dritat’ serbit, Nikolic

Bledi: Kiara pa Luizin do të ishte duke punuar si kamariere në Lushnjë

Xhaka është në mesin e pesë futbollistëve më të mirë në histori të Zvicrës

Tensioni i lartë, ja faktorët emocionalë dhe psikologjikë që nxisin rritjen

Këshilla, çfarë duhet të konsumoni gjatë muajit të Ramazanit

Efi rikthehet si banore në Big Brother?!

Albina Kelmendi ka një thirrje për të gjithë, 50 ditë para Eurovizionit

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist