Kohëve të fundit më shumë po flitet për zgjedhje të reja, sesa për vazhdimin e mandatit të qeverisë Hoti, shkruan “Kosovarja”.
Janë disa arsye që të shkohet në zgjedhje të reja, meqë gjendja në Kuvendin e Kosovës është me më pak deputetë pozitë sesa opozitë.
Përveç numrit jo të mjaftueshëm të deputetëve në pozitë, qeveria Hoti ka probleme edhe me skandalet e fundit, ndër të cilat ishte vjedhja e Thesarit të Shtetit, e që i ka irrituar miqtë ndërkombëtarë.
Aktualisht, janë tri sfida të cilat, për momentin, paraqesin problem për të shkuar në zgjedhje të reja: Zgjedhjet presidenciale në SHBA më 3 nëntor, pandemia, si dhe bisedimet e hapura me Serbinë.
Zgjedhjet në SHBA janë pritja më domethënëse e politikës kosovare, e cila sheh orientim të ri strategjik më të qartë me Bajdenin sesa me Trumpin, i cili në Kosovë shihet me skepticizëm, si lider i duhur për ta quar përpara shtetin e Kosovës, pa u goditur nga ndarja.
Sidoqoftë, Qeveria Hoti nga brenda ka dështuar t’i kalojë disa ligje për rimëkëmbjen e vendit në kohë pandemie, ku prinë mosmiratimi i ligjit për tërheqjen e 10% nga trusti i kursimeve pensionale.
Qeveria Hoti ka dështuar edhe në shumicën absolute të seancave të mbajtura parlamentare, duke shkuar deri aty sa të mos sigurojë as kuorumin për seanca.
Në politikën e jashtme qeveria Hoti po e vlerëson sukses të jashtëzakonshëm nënshkrimin e disa marrëveshjeve ekonomike me Serbinë, brenda politikës amerikane në një donacion për Ballkanin Perëndimor, ku prinë Kosova dhe Serbia.
Mirëpo, Kryeministri Avdullah Hoti do e qartësojë pozicionin e vet tek pas konfirmimit të fizibilitetit me Liqenin e Ujmanit, që do të bëhet nga ekspertët amerikanë. Por, edhe pasi të merr formë zgjidhjeje të pranueshme asociacioni.
Po ashtu, në varësi të asaj se si do të vazhdohet me Serbinë, në kuadër të njohjes reciproke, e që është problemi kryesor në marrëdhëniet e ngritjes së shtetit të Republikës së Kosovës, kryeministri Hoti dhe qeveria e tij, do të kenë apo jo perspektivën e vazhdimit të mandatit.
Gjithashtu, përplasjet për presidentin e ardhshëm mund ta qojnë vendin në zgjedhje të reja dhe kjo duket e pashmangshme.
Andaj, nëse partnerët e koalicionit nuk gjejnë zgjidhje për presidentin (Ramushi apo Isa Mustafa, siç janë intencat), atëherë dihet se vendi do të shkojë në zgjedhje të reja, patjetër. Safet Krivaça /Kosovarja/