fbpx

Cilësohet si më e shtrenjta në botë, por e dini sa ka kushtuar një Hermes Birkin?

nga Revista Kosovarja

Hermes Birkin cilësohet si çanta më e shtrenjtë në botë. Ajo u shit në ankand për rreth 185 mijë euro.

Ajo është pjesë e një edicioni të veçantë, që është koleksioni SoBlack prej lëkure krokodili të zi.

Kur çanta Hermès u paraqit në ankand, shifra bazë ishte rreth 46 mijë euro. Koleksioni SoBlack ishte i fundit i nisur nga Jean Paul Gaultier, i cili e braktisi rolin e drejtorit kreativ në vitin 2010-të.

Kjo nuk është çanta e parë Hermès që thyen rekordin. Edhe në vitin 2010-të një çantë SoBlack u shit për rreth 155 mijë euro.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]