Dashi është një nga shenjat e famshme për dashuri. Nëse të ndodh të biesh në dashuri me një Dash, do ta ndiesh veten si Afërdita, perëndesha e dashurisë. Dashi është shenjë zjarri dhe shumë i apasionuar pas jetës, sidomos kur është fjala për dashuri. Por dashurinë nuk e gjen tek të gjitha shenjat e tjetra të horoskopit.
Marrëdhëniet më të mira në çift Dashi i krijon me shenjat e ajrit dhe të zjarrit, ndërsa shenjat e Tokës dhe të ujit nuk gjenden mirë te Dashi. Toka dhe Uji kanë shenja dominuese dhe janë shenja me potencial, kështu që nuk janë zgjedhjet më të mira për Dashin.
Cilat janë marrëdhëniet më të mira të Dashit:
Dashi & Dashi: Mund të jetë një lidhje e fuqishme emocionale, por të dy palët dëshirojnë të jenë dominues, ndaj kjo marrëdhënie nuk është më e mira.
Dashi & Demi: Dashi mund të lodhet shumë shpejt nga lidhja me Demin. Mirëpo varësia ndërmjet të dy palëve është e madhe dhe këtu është edhe pengesa kryesore mes këtyre dy shenjave.
Dashi & Binjakët: Ky është një çift i mrekullueshëm, sepse të dy palët u kënaqen gjërave të reja, komunikimit dhe spontanitetit të jetës. Është një prej kombinimeve më të mira.
Dashi & Gaforrja: Fillon si lidhje e fuqishme dhe e sigurt, mirëpo shumë shpejt kalon vetëm në kujtim të thjeshtë. Dashi nuk e gjen asnjëherë veten me një gaforre.
Dashi & Luani: Nëse mund të gjejnë mënyrë dhe hapësirë për kompromis, ky mund të jetë një kombinim i mrekullueshëm.
Dashi & Virgjëresha: Mosmarrëveshje të mëdha, ky kombinim nuk është i duhuri.
Dashi & Peshorja: Kjo mund të jetë një lidhje e mrekullueshme, mirëpo jo lidhje serioze dhe afatgjatë. Dashi & Akrepi: Xhelozia e Akrepit dhe pavarësia e Dashit është një kombinim shumë i mirë.
Dashi & Shigjetari: Të dy palët tregojnë interesa të përbashkëta dhe si çift shkojnë për mrekulli.
Dashi & Bricjapi: Pas çdo këndi të kësaj lidhjeje, presin argumente të shumta.
Dashi & Ujori: Me mirëkuptim të vogël, ky është një kombinim që premton shumë. Janë dy shenja që e gjejnë veten mes qetësisë dhe pasionit për jetën.
Dashi & Peshqit: Kjo lidhje mund të mbijetojë vetëm nëse secila palë u përgjigjet nevojave të palës tjetër. Nëse Dashi bashkohet me Peshqit, është e vështirë të ndahen.