fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Cilët persona do të vaksinohen të parët kundër COVID-19 në Kosovë?

nga Kosovarja
2 javë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Kosova ende nuk është furnizuar me asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, ndonëse shumë shtete tashmë kanë vaksinuar një pjesë të popullsisë. Dozat e para të vaksinave pritet të vinë nga COVAX, ndërsa me to do të vaksinohen punëtorët shëndetësorë e të moshuarit mbi 80 vjeç, personat e vendosur në shtëpitë e të moshuarve dhe punëtorët social, si dhe personat me sëmundje kronike raporton Gazeta Express.

COVAX pritet ta furnizojë Kosovën me 100 mijë e 800 vaksina kundër COVID-19.

Furnizimi ishte paraparë të bëhej në fund të këtij muaji, por që ende nuk është dhënë ndonjë datë e saktë, andaj edhe mund të ketë vonesa deri në muajin mars.

Me ardhjen e këtyre vaksinave, gjatë muajit mars pritet të vaksinohet një pjesë e qytetarëve.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për Express se të parët që do të vaksinohen me këto vaksina do të jenë punëtorët shëndetësorë, të moshuarit mbi 80 vjeç, personat e vendosur në shtëpitë e të moshuarve dhe punëtorët social, si dhe personat me sëmundje kronike.

Pjesa tjetër e qytetarëve do të vaksinohet me dozat tjera të vaksinës me të cilat nuk dihet se kur mund të furnizohemi.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për gazetën se kanë përgatitur planin e imunizimit kundër COVID-19 si dhe kanë trajnuar personelin shëndetësorë që merren me vaksinim.

“OBSH ka miratuar vaksinën AstraZeneca/SKBio dhe SIIL për përdorim emergjent kundër COVID-19. Kosova ka përgatitur Planin e imunizimit kundër COVID-19 në detaje, përfshirë edhe planin e shpërndarjes, ka trajnuar personelin që merren me vaksinim, ka përforcuar kapacitetet e zinxhirit të ftohtë të ruajtjes dhe ka në dispozicion ekipet e vaksinimit dhe logjistiken përcjellëse për krejt këtë proces”, është thënë për gazetën.

Megjithëse është thënë se në fund të këtij muaji Kosova do të furnizohet me vaksinat kundër COVID-19, zëdhënës në Aleancën e Vaksinave Gavi nuk kanë dhënë informacione se kur saktësisht mund të furnizohet vendi, duke thënë se as vet nuk kanë informacione.

Infektologë në vend e kanë parë shumë të rëndësishëm vaksinimin e qytetarëve, në mënyrë që të menaxhohet situata, e të ndalet përhapja e variantit të ri të COVID-19.

Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sot ka apeluar tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin e menaxhimin e COVID-19.

Kujtojmë që derisa Kosova ende nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, shumë shtete të rajonit, përfshirë këtu Shqipërinë, Maqedoninë e Serbinë, tashmë kanë vaksinuar një pjesë të popullsisë.

Etiketa: COVID-19KosovaCoronavirusiVaksinat anti covid

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Katër gratë e guximshme të politikës kosovare

2 orë më parë
Aktuale

Zemaj paralajmëron kufizim të lëvizjes nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve

2 orë më parë
Aktuale

Makina e godet për vdekje 4 vjeçarin në Malishevë

3 orë më parë
Aktuale

Kuptojeni a do të ketë mbyllje pas rritjes së rasteve me COVID-19

3 orë më parë
Aktuale

Arbërie Nagavci sot feston për dy arsye

3 orë më parë
Aktuale

Arban Abrashi mbetet jashtë Kuvendit

3 orë më parë
Postimi tjetër

Shoferi humb kontrollin dhe del me automjet nga rruga, lëndohen tre persona në Batllavë

Shahini: Gjatë pandemisë mbi 50 mijë vetë mbetën të papunë dhe mbi 10 mijë operatorë falimentuan në Kosovë

Të rinjtë në qendër të Prishtinës konsumojnë kanabis

TË FUNDIT

Irkenc Hyka tregon kush e shtyu të merret me muzikë

19 minuta më parë

Me një foto në spital Elita tregon emrin e vajzës së posalindur

32 minuta më parë

Nuk do ta besoni sa vjet ka Loredana

49 minuta më parë

Gresa kështu e uron motrën për ditëlindje

1 orë më parë

Një i vdekur dhe nëntë të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë

1 orë më parë

Vrasja e 23-vjeçarit në piceri në Mitrovicë, arrestohet edhe një i dyshuar

1 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Zgjithni një flutur dhe mësoni çka thotë ajo për ju

Tea e Bearti me një fotosesion unik. Për kë?

Naser Rafuna, sot e nisi ditën me këtë thënje

Pasi Lediana pozoi në prehrin e Mevlanit, nuk mungojnë thumbat e Antonelës

Reperi shqiptar publikon imazhin e parë me të birin

Lajçak nuk ia ndërron mendjen Kurtit, dialogu nuk është në plan të parë

Këto pije ju japin më shumë energji se kafeja e mëngjesit

S’kishte ndodhur kurrë në Përputhen, Eri dhe Dori përplasen fizikisht: Çfarë ke ti me punën e leshit

Nëna e mbyt të bijën 9 vjeçe duke e rrahur

Irkenc Hyka tregon kush e shtyu të merret me muzikë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci