Rita e Fidani janë shndërruar në një prej duo-ve më të njohura e të dëgjuara së fundi, por nuk ka mbetur jashtë vëmendjes as jeta e tyre private.
Këngëtarët e rinjë, të cilët kanë bërë karrierë të bujshme vitet e fundit, duken tejet të lumtur me suksesin.
Dyshja që janë çift në muzikë e çift në jetë, kanë treguar edhe se xhelozohen nga pak. Fidani thotë se nuk xhelozon, ama nuk lejon që dikush ti prekë gjërat e tij, e Rita thotë se është “xheloze e fshehtë”, shkruan “Kosovarja”.
Ndryshe, Rita e Fidani sapo kanë lansuar projektin e ri me titull “Me tupana ndizet zemra”.