Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Cima falenderon të gjithë për mbështetjen gjatë kësaj periudhe që po përballet me Covid-19

nga Revista Kosovarja

Aktori i mirënjohur dhe shumë i dashur nga publiku, Rasim Thaçi – Cima ka rezultuar me Covid-19 qe disa ditë dhe po trajtohet në spital.

Mbi artikull

Lajmin për infektimin e aktorit e kanë bërë të ditur familjarët e tij, madje vajza dhe djali i tij, Adelina dhe Artani kanë kërkuar edhe gjak nga personat që e kanë kaluar këtë sëmundje, shkruan “Kosovarja”.

Dje në mbrëmje Adelina ka njoftuar, se falë njerëzve dashamirës dhe humanë, se është siguruar gjaku i nevojshëm për babain e saj.

Sot, Cima përmes një statusi në Facebook, ka falenderuar të gjithë njerëzit vullnetmirë që i kanë shkruar mesazhe dhe kanë uruar shërim të shpejtë për të.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ju falenderoj nga zemra që vazhdimisht po thirrni e shkruani në adresat e familjes sime.
Për momentin jam në Oksigjeno-Terapi , gjendjen e kam stabile , dhe dalë ngadalë po e mar vetën fal doktorrëve që nuk po ngurrojnë e nuk po kursehen as në atom të fundit , po ashtu duke ju falenderu nga zemra edhe ju të dashun që keni shpreh gadishmerinë tuaj për dhurimin e gjakut , ku u detyruam të bëjmë thirrje publike pasi që Plazma të gjakut nuk kishte në Transfuzion dhe se ishte e nevojshme patjetër , si për mu po ashtu dhe për shumë pacient të tjerë që janë të shtrirë.
Për hirë të korrektisë , u lajmërova për gjendjen time , dhe mos të bini pre e mashtrimeve nga disa njerëz dashakeq , që nuk i’a dojnë mirën as vetit.” ka shkruar ai. /Kosovarja/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=284279506399329&id=100044518445983

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]