Kanë qenë të shumtë yjet e Kinemasë që kanë ndriçuar Festivalin e Filmit në Venecia këtë vit.
Por në tapetin e kuq ku parakaluan yjet e Hollywood, ishte edhe modelja shqiptare Cindy Marina.
Ka qenë vetë Cindy që publikoi foto nga eventi madhështor, ku duket mahnitëse.
“Festivali i 81-të i Filmit në Venecia! Pjesëmarrëse në premierën e filmit “Love” @labiennale Çfarë ëndrre e realizuar!!! Një moment i vërtetë për mua të isha në gjendje të ecja në të njëjtin tapet me yjet më të mëdhenj të Hollivudit! Faleminderit ekipit për gjithçka”, ka shkruar Cindy krahas fotove.