Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë se presidentja Vjosa Osmani nuk po arrin ta tejkalojë veten.
Ajo thotë se në vend se presidentja ‘të luante rolin unifikues’ po bëhet ‘pjesë e polarizimit të mëtejmë të shoqërisë’.
“Nuk ka asnjë qëndrim, për grevat më shumë u bë zëdhënëse e Qeverisë, unë nuk di një qëndrim te Presidentes për dicka, për targat, dialogun, Kodin Civil, ka zgjedhur të mos e ushtrojë funksionin e saj në plotni për të ofruar një platformë gjithpërfshirëse”, tha ajo për periskopin.
“Kam pritur që Presidentja Osmani ta tejkalojë vetveten dhe të sillet si presidente unifikuese e jo të bëhet pjesë e polarizimit të mëtejmë të shoqërisë në Kosovë”, shtoi Çitaku.