Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Çitaku për deklaratën e Maqedoncit: S’di nëse duhet të qeshësh apo të qash

nga Revista Kosovarja

Sekretarja e Përgjithshëm e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi ministri në detyrë e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë një vizite në Tajvan ka kritikuar Evropën për dështim në fushën e mbrojtjes.

Mbi artikull

Ajo ka bërë me dije se adresimi i Mqedoncit, ku tha se Franca s’ka fabrikë municioni, ishte qesharak.

Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se në këtë rast ministri i Mbrojtjes ka treguar papërgjegjësi.

“Pra, Ministri i Mbrojtjes, ende në detyrë, ka vizituar Tajvanin dhe ka mbajtur një fjalim që, në rrethana të tjera, mund të na dukej qesharak po të vinte nga dikush pa peshë dhe përgjegjësi politike. Por kur një ministër, i cili drejton një prej dikastereve më të ndjeshme të Republikës, viziton një vend me të cilin nuk kemi marrëdhënie diplomatike për arsye të njohura dhe aty flet për dështimin e Evropës në fushën e mbrojtjes, ndërsa pretendon se Kosova do të ndërtojë një fabrikë që as Franca – eksportuesja e dytë më e madhe në botë e armatimit – nuk e ka, atëherë s’di nëse duhet të qeshësh apo të qash. Çfarë diletantizmi, çfarë papërgjegjësie!”, ka shkruar Çitaku.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/