Disa grafitë ku shkruhet “UQK”, janë paraqitur në muret e shtëpive të serbëve në një fshat të komunës së Lipjanit.
Grafitet e dyshimta, me gabimin drejtshkrimor për akronimin UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), janë përdorur në formë propagande nga mediat e zyrtarët serbë për t’u viktimizuar.
Dhe, e gjitha ka ndodhur përderisa raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, po qëndron në Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj drejtorit të zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, i cili ka shpërndarë fotografitë e grafiteve, duke iu drejtuar von Cramonit për kërcënimet që sipas tij, përjetojnë serbët e Kosovës.
“Oh Zot. Ndaluni. Është e turpshme. Të paktën është dashur t’ua mësosh agjentëve të tu se si shkruhet drejt UÇK”, ka shkruar Çitaku, duke iu drejtuar Petkoviqit.
Is @ViolavonCramon aware that Serbs in Kosovo and Metohija still wake up to threats of the terrorist KLA?
Is this how your @albinkurti keeps peace and stability in Kosovo and Metohija?
For how long @ViolavonCramon plans to feign ignorance of daily attacks on Serbs?
👇 pic.twitter.com/OxBytIXV6W— Петар Петковић (@PetkovicPetar) March 4, 2022