Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Çitaku reagon pas dorëheqjes së Mehajt

nga Revista Kosovarja

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Mbi artikull

Ajo tha se ai duhet të tregojë se çfarë ka ndodhur me Fondin e Sigurisë, ku kanë shkuar ato mjete, dhe se cila është arsyeja e vërtetë e largimit të tij.

“Thënë të drejtën ne po sa e pamë lajmin, kryeministri ka shumë ministra që janë në hetime që kanë shkelur Kushtetutën. Që janë të përfshirë në afera të shumat që duhet shkarkuar. Për ministrin Mehaj nuk i dimë detajet por ai ka nevojë që të jap disa përgjigje para se të largohet. Çfarë ka ndodhur me Fondi e Sigurisë, ku kanë shkuar ato mjete, cila është arsyeja e vërtetë e largimit të tij. A janë të vërteta pretendimet se kanë pasur mos pajtime deri në përplasej fizike brenda ambienteve të ministrisë”, tha ajo.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj nëpërmjet një postimi të gjatë në ‘Facebook’ ka konfirmuar se më nuk e ushtron këtë pozitë shtetërore.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]