Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka reaguar në lidhje me dështimin e Ministres Arbërie Nagavci, për të siguruar librat për nxënësit, lajm ky që u kumtua vetëm pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor.
Çitaku mungesën e librave, e ka lidhur edhe me disa mungesa të tjera me të cilat tashmë po merret Prokuroria Speciale. Bëhet fjalë për mungesën e një sasie të grurit, vajit me të cilën tashmë po merren organet e drejtësisë.
Sipas Çitakut, të gjitha këto bashkë, bëjnë që ta kemi edhe “barkun e thatë” edhe “mendjen e thatë”.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=278930668101189&id=100079527735092&ref=embed_post