Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Çka i shkruan Roberti- Berat Buzhales?

nga Revista Kosovarja

Këngëtari Robert Berisha i cili ishte në Amerikë, me tu kthyer është futur në karantinë.

Konviktet fillimisht ishin një vend jo i pëlqyeshëm për këngëtarin që jeton në luks, por më vonë u bë një vend shumë i këndshëm, shkruan “Kosovarja”.

E mira e qëndrimit në karantinë ishte ajo se Roberti pas bërjes së testeve rezultoi negativ.

Moneytizer Paragrafi 4

Por, meqë edhe në karantinë ai ishte shumë i aktivizuar në rrjetet sociale dikush po ia ndien mungesën pas daljen nga karantina.

Është gazetari Berat Buzhala i cili thotë se ishte Roberti ai që ia zbukuronte mbrëmjet.

E pas reagimit të tij ka ardhë menjëherë edhe ai i këngëtarit:

“O Berat o vlla, Pse nuk tregojshe ma heret sot dola negativ dhe jam ne shtepi” shkruan Roberti.

Mirëpo, Berati nuk është i vetmi që u mësua këto ditë e mbrëmje me livet e Robertit.

Edhe ish banori i “Big Brother”, Vesel Kurtishaj ka të njëjtin mendim si Berati.

Natyrisht që këto mendime e kanë bërë të ndihet fort në qejf Robertin, ndaj edhe i ka ndarë me ndjekësit e tij./Kosovarja/.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]