Vazhdimi i bisedimeve më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, nuk do të sjell asgjë më shumë se një takim që mund të josh palët për përfitime ekonomike në rast se arrihet marrëveshje.
Shtatë përfaqësuesit e trupit politik të Kosovës që do shkojnë në Uashington, më 4 shtator, janë tepër të entuziazmuar për suksesin e pretenduar të këtij takimi përballë ekipit të mjeshtrit dinak serb Vuqiq, i cili, kur është në SHBA, flet për paqe, e kur është në Rusi , flet për luftën, ndërkaq, kur është në Serbi , flet për konsum të brendshëm.
Bisedimet me Serbinë do të jenë të gjata dhe të mundimshme. Ekipi kosovar është pa përvojë politike për takime ndërshtetërore dhe si i tillë, rreziku është se, ata mendojnë që prej tyre nisë çdo gjë me Serbinë.
Të gjithë flasin për njohje reciproke me Serbinë, derisa Serbia e ka mohuar se do të ketë njohje.
Njohësit amerikanë të politikës në Ballkanin Perëndimor, e thonë se, një marrëveshje përfundimtare është larg të ndodhë, por nuk e përjashtojnë mundësinë që në të ardhmen Serbia ta njeh shtetin e Republikës së Kosovës.
Këtë e detyron ta bëjë kapitulli 35 i BE-së që qartëson se, Serbia nuk mund të futet në BE, pa i dhënë fund krizës me Kosovën.
Por, Serbia si Serbia, ka projektuar një fund dinak, të cilin e quan “marrëveshje të mundshme për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën”. Askund nuk e thotë për njohje të shtetit të Kosovës, por për normalizim të marrëdhënieve.
Dallimi mes normalizimit dhe njohjes protokollare është esencialisht materie si nata me ditën.
Serbia dhe Kosova kanë pasur një sërë takimesh për vite të tëra dhe që të gjitha kanë shkuar në frymën e normalizimit të marrëdhënieve, por problemet kanë mbetur dhe disa edhe janë rritur.
Problemi numër një është se, me njohje reciproke të shtetit të Republikës së Kosovës, Serbia do të duhej t’i largonte nga Kosova strukturat paralele në Kosovën Veriore dhe çdo kund nëpër enklavat serbe.
Kosovës do t’i lejohej e drejta shtetërore që asociacionin ta reduktonte vetëm në nivel kulturorë, pasi që me pakon e Ahtisarit dhe kriteret e Kai Aides, Kosova, të gjithë serbëve në Kosovë u ka krijuar komuna qeverisëse dhe mëvetësi ekonomike brenda tyre.
Përse Serbët duhet të kenë dhe komuna të vetat edhe asociacion ekzekutiv, apo pa kompetenca të tilla?
Komunat e përfaqësojnë politikën zyrtare që mbron interesat e serbëve në Kosovë si në punësim dhe në identitetin nacional të tyre përmes legjislacionit.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator, nuk do të sjell asnjë risi.
Politikat e Grenellit për një qasje më agresive nuk është e pranishme më aty.
Palëve u lihen pikëpamjet ekonomike nëse do t’i pranojnë konform propozimeve amerikane.
Ekipi amatoresk politik i Kosovës, nuk duhet të përfshihet nga entuziazmi se do të këtë njohje në Uashington./Safet Krivaca /Kosovarja/