fbpx

Çka paralajmërojnë ëndrrat?

nga Revista Kosovarja

Përshëndetje zonja magjistare, jam nënë, jetoj në Amerikë. Jam adhuruese e leximit të literaturës që deshifron ëndrrat…

A ka mundësi ndonjë shembull se ëndrrat paralajmërojnë diçka reale, janë vetëm rastësi, apo tregojnë se do të ndodhë diçka…

“Nëna e përmallur”

Përgjigje:
Ëndrra për unazën në maje të gishtit të këmbës
Gjatë natës Dena, 19-vjeçare, zgjohet trembshëm nga ëndrra e saj për Ladin, 25-vjeçar që ishte i fejuari i saj.

Ai ia tregonte një unazë ari, që mbante në maje të gishtit të këmbës. Dena në ëndërr nuk e dinte nëse unaza e vënë në gishtin e këmbës ishte vendosur mirë apo jo, por një ndjenjë i thoshte se kjo unazë sinjalizonte martesën.

Ladi dhe Dena që e donin njëri-tjetrin, mendonin se ata, sado që nuk do të shiheshin, fejesa e tyre do të ekzistonte dhe në këtë mënyrë prisnin çdo ditë lajmin për martesë.

Tre muaj më vonë, Dena takon Ladin rastësisht dhe në gishtin e dorës së djathtë mbante një unazë të artë, që ishte identike me unazën që e kishte parë në ëndërr para tre muajsh.

Dena me të parë unazën e pyeti se kur ishte martuar dhe si e kishte jetën me të dashurën e tij.

Ladi i tha se ishte ndjerë i lumtur, por tre muaj më parë tha se ishin ndarë, ndërkohë prindërit i kishin bashkuar.

Dena e kuptoi në atë moment se unaza e artë e kishte paralajmëruar, pikërisht, në natën kur ishin ndarë ata, edhe po të ishte reaguese ata dy do të ribashkoheshin përsëri.

Dena i tha Ladit: “Më ke paralajmëruar, por unë nuk e kam ditur. Isha e hutuar se në fakt cila ishte ëndrra ime”.

Ëndrra për fundosjen e Titanikut
Disa udhëtarë të ardhshëm kishin parë në ëndërr tragjedinë më të madhe detare. Ditën që kishin marrë biletat e udhëtimit, tre pasagjerë kishin ëndërruar fundosjen e Titanikut.

Gjon Huma, një nga muzikantët e anijes, një orë para nisjes së Titanikut, u kishte treguar shokëve se e ëma e tij kishte parë ëndërr se Titaniku, pas një përplasjeje me një ajsberg në det, po fundosej dhe se ajo i shikonte njerëzit duke vdekur në ujë dhe duke bërtitur.

Fatkeqësisht, Gjoni nuk e dëgjon të ëmën dhe pëson nga tragjedia me Titanikun…

Isac, njëri nga ata që kishte dëgjuar për ëndrrën nga Gjoni, arriti të reagonte shumë shpejt, duke e kapur barkën e shpëtimit bashkë me kunatën e tij.

E, një irlandez, që do ta braktiste vendin e vet për ta bërë jetën e lumtur në SHBA, u ndal nga e ëma e tij, pasi që ajo tri net rresht pa ëndrrën e fundosjes së Titanikut me të gjithë pasagjerët.

Ëndrra e bashkimit
Sandra, kur ishte 17-vjeçare, pa ëndërr se si i ofrohej një djalë, që i dukej mjaft joshës për ndjenjën e saj.

Ajo mbeti një kohë të gjatë me këtë kënaqësi, duke jetuar me krenarinë e ëndrrës.

Tek e shikonte djaloshin në ëndërr, ajo pa se ai në kofshën e djathtë mbante një shenjë të zezë, në formë kumbulle.

Dhe, pas katër vjetësh nga ëndrra, Sandra ende jetonte me personazhin e pëlqyer në ëndrrën e asaj nate.

Një ditë Sandrën e ftoi shoqja e saj, Silva, në darkë dhe në shtëpinë e saj ia prezantoi të ftuarin. Kur erdhi rendi te shoku i saj, Marku, ajo tha:

“Markun do ta njihni më së lehti, sepse në kofshën e djathtë ka një kumbull të zezë”.

Dhe, Sandra posa e pa djaloshin me shenjën e kumbullës në trup, e kuptoi se ai ishte personazhi i ëndrrës së saj…

Pas një kohe Marku iu ofrua Sandrës, duke i thënë: “Ty të kam parë diku. Kjo fytyrë është ajo që po më mban që sa vite. Dua të di se nga të njoh dhe nga më erdhe”.

Në fakt, të dytë dukeshin se njiheshin prej vitesh dhe nuk kishte shumë nevojë t’i prezantoheshin njëri-tjetrit.

Ata u martuan pas katër muajsh, duke e falënderuar ëndrrën që i bashkoi…

Ëndrra për binjakët e vdekur në të njëjtën datë
E ëma u zgjua nga gjumi, duke bërtitur dhe qarë. I shoqi i saj u zgjua pas saj, duke vrapuar si i krisur dhe duke e pyetur se çfarë kishte ndodhur me fëmijët.

Dy binjakët po flinin në dhomën tjetër, kur ajo hapi derën dhe u hodh në përqafimin e tyre.

Ajo kishte parë ëndërr se një veturë që e kishte shkelur binjakun e madh, po e shkelte edhe të dytin në po atë vend!

Një fytyrë të vranët shihte në ulësen e pasme të veturës, por ai nuk fliste e as nuk qeshej.

Nëna e binjakëve pas një muaji përjetoi dramën e tragjedisë së ëndrrës. Të dy djemtë e saj po loznin kur topi iku nga fusha dhe doli në rrugë.

Binjaku i madh vrapoi pas topit dhe një veturë në lëvizje e shkeli djaloshin, duke i shkaktuar vdekjen aty për aty.

Kohët kalonin dhe nëna nuk mund ta largonte nga koka mërzinë dhe kobin që sillte ëndrra për të dy binjakët e vrarë aksidentalisht.

Në të njëjtën datë të para një viti, binjaku i vetmuar, teksa po luante, i rrëshqiti topi nga këmba dhe, duke vrapuar pas tij, përfundoi nën rrotat e një veture.

Ishte po ajo veturë, me po atë shofer dhe me po atë pasagjerë të ulur në ulësen e fundit të veturës.

Binjaku gjeti vdekjen po aty ku kishte vdekur edhe binjaku tjetër!

Ëndrra që i tregoi Janës se do e vriste i dashuri
Jana sapo kishte rënë në gjumë, kur asaj i erdhi një zë që po i fliste në kokë. Zëri ishte i vogël dhe nuk dinte nëse vinte nga një femër apo mashkull, por përmbajtja ishte mbresëlënëse. Ai ia kumtoi Janës këto fjalë:

“Nata sjell këshilla dhe shenja të qarta që janë paralajmërime. Nata është koha e ndërgjegjes sonë që na vë në kontakt me shpirtrat e tërë botës. Ti do të vdesësh nga i dashuri yt!”.

Jana u zgjua e trembur dhe e thirri në telefon të dashurin, që do ta bënte burrë së shpejti. Ia tregoi shqetësimin e saj…

Dhe, nuk shkoi një muaj dhe çifti i dashur doli për një shëtitje në mal. Intrigat e të dashurit quan te polemikat mes tyre.

Në një moment ai nxori revolen dhe e qëlloi në kokën Janën! Jana mbet e vdekur në vend.

E, me ta gjetur trupin e motrës së vrarë, vëllai e dinte kush e kishte kryer krimin dhe e ndjekë dhëndrin ta vriste. Shkrehu plumbin por ai u ngulit në lis.

25 vite më vonë, vrasësi bleu malin dhe u bë fermeri që do e prente malin për interesa të lëndës së parë. Një lis i madh u shpua që të rrëzohej me dinamit.

Me të shpërthyer eksplozivi, ish dhëndri bie në tokë, mes dy punëtorëve që po qëndronin pranë tij, duke e shikuar skenën e rrëzimit të lisit.

Lisi kishte pasur plumbin që ishte ngulitur aty para 25 vitesh dhe me të eksploduar shpërthimi, e kishte aktivizuar plumbin dhe e vranë ish-dorasin e të dashurës së tij.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]