Spektri politikë i Kosovës ka shkuar tepër larg në distancë politike mes vetes pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Gjërat kanë shkuar deri aty, sa të kontestohet legjitimiteti i qeverisë Kurti para dhe pas mocionit të votëbesimit.
Pas përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese, nëse duhet shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, apo nëse ka të drejtë ardhja e qeverisë Hoti, do të ketë realitet të ri politik në Kosovë.
Nëse do të shkohet në zgjdhje të reja, që nuk pritet të mbahen para vjeshtës , çdo gjë do të varet nga pandemia aktuale. Deri në fund të këtij muaji nuk pritet verdikti i Gjykatës Kushtetuese dhe, tek pas përgjigjes së saj do të përcaktojnë partitë në bashkëpunim me presidentin datën e zgjedhjeve të reja, e që nuk do të jetë më herët se 45 ditë pasi e përcakton presidenti, nëse pandemia do të shuhet ,çka nuk besohet.
Kjo do të thotë, se zgjedhje të reja nuk mund të ketë kushtetushmërisht para fundit të muajit gusht ,por siguria për dalje në zgjedhje gjithnjë do të mbetet në kushtëzim të pandemisë covid-19.
Vetëm LVV-së i konvenon opsioni të qëndrojë në krye të qeverisë së shkarkuar duke i kryer punët dhe detyrat.
Një qeveri e shkarkuar që është jolegjitime për shumë procese që e presin Republikën e Kosovës në këtë vit ku pritet të ndodhin edhe ngjarje të rëndësishme, si zgjedhjet elektorale në SHBA për presidentin dhe zgjedhjet në Serbi kah mesi i qershorit.
Në çdo rrethanë as qeveria Hoti ,nëse ajo do të bëhet realitet,të paktën moralisht , nuk do ta ketë legjitimitetin e plotë , pa fituesin.
Formimi i qeverisë Hoti, ka më shumë gjasë të ndodh sesa të mos ndodh,sepse kushtetuta nuk është matematikë fikse në këtë rast,meqë ka rrethana të reja pandemike, të cilat më mirë mund t’i shkojnë shtetit me një qeveri pa të parin,por me legjitimitet, sesa me të parin e shkarkuar.Safet Krivaça. /Kosovarja/