fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Çka shkruan Nikollë Nikprelaj për lahutën, krenarinë kombëtare

nga Revista Kosovarja
1 muaj më parë
në Showbiz
FacebookTwitterWhatsappLinkedin
Lahuta është memorie shekullore e breznive arbërore – shqiptare, është gjëmë e shekujve të qëndresës sonë, është trimëri, kryengritje, është mburrje dhe lartësim i betejave të fituara ndër shekuj.
Nuk ma merr mendja së ka pasur një shtëpi në Malësi e që lahuta nuk ka qenë e varur në muret e sajë, në ballë të vatrës ku shëmbëllente lashtësinë e identitetit tonë, pavarësisht së a kishte apo nuk kishte lahutarë në atë shtëpi. Konkretisht në shtëpinë time nuk ka pasur lahutarë nga paraardhësit e mi, por lahuta ka zënë vendin më të rëndësishëm në murin e odës sonë, aty ku pritnim mysafirë.
Mbrëmë me 17 maj 2022, në Shtëpinë e Kulturës në Tuz, u organizua “Festivali i Lahutës”, edicioni IV “Lahuta, Okarina, Polifonia”. Që nga titulli në pankartë, duket të jetë një ambicie e dëshirave të njerëzve për të bërë diçka në fushën e kulturës, por jo e konceptuar në mënyrë profesionale për të na sjell një ngjarje kulturore të traditës ashtu siç e meriton lahuta dhe malësorët e Malësisë heroike. Për ketë lloj organizimi mora vesh dy ditë para së të mbahej, ku edhe kjo më bëri të dyshoj për një organizim jo si duhet të këtij festivali. Dua të vij u thashë, për Lahutën dhe malësorët e mi fisnik.
Dhe shkova… Që në fillim pash një skenografi joadekuate për këtë aktivitet, një zërim që nuk plotësonte kërkesat e pjesëmarrësve në skenë dhe një sallë me fare pak publik. Krejt kjo artikulohej si një organizim i çakorduar. Për të mos u zgjatur shumë e përcolla me vëmendje këtë farë “festivali” e që nuk i kishte nivelet as të një ndeje mbas darke! Ne fakt pritshmëritë e mia kaq ishin, duke pasur parasysh se organizatorët e këtij “festivali” nuk e njohin, andaj nuk kanë as si ta duan lahutën. “Të jesh malësor dhe të mos e njohësh lahutën domethënë të mos e duash atë”, thotë Malësia!
Unë personalisht gati një gjysmë shekulli, mes tjerash jam edhe lahutar! Si lahutar kam interpretuar kudo ka shqiptar nëpër botë dhe jam mirënjohur me mirënjohje të ndryshme dhe duartrokitje, të cilat për mua kanë qenë dhe janë mirënjohja më e madhe. Kam qenë, jam dhe do jem gjithmonë i gatshëm të jap kontributin tim në Tuzin tim e jo vetëm, por për këtë festival mora veshë dy-tre ditë para mbajtjes së tij, nga rrjetet sociale dhe kjo më dëshpëroi shumë! Në fushën e kulturës, institucionet tona nuk po e japin provimin! “Nëse do të kuptosh së si e ka shtëpinë filani, shko shikoja oborrin”, thotë populli ynë i urtë?! Me bindje te plotë pohoj së: Kultura është Oborri i një populli. Në fakt e dija së si do jetë ky festival.
Edhe kaq pak lahutarë sa ka Malësia sot, mungonin: Arton Nikprelaj, i riu ynë, që për fat të keq është i vetmi nga këto anë që interpreton shumë mirë me Lahutë. Legjenda e gjallë dhe idoli im i lahutës Jonuz Delaj, ishte prezent por për shkaqe shëndetësore interpretoi jo drejtpërdrejt, por në playback. Dy lahutarët nga Kosova: Isa Elezi dhe Hysen Kurtaj bënë një përformancë të lavdërueshme, por për fat të keq ky i fundit, Hyseni (mbi 70 vjeç) gati e theu qafën duke rënë me kokë poshtë nga një lartësi prej rreth një metër e gjysmë nga një skenë e vogël e improvizuar për faqe të zezë. Lahutarët përformuan pothuajse për karrige – pa shikues. Mund të kenë qenë rreth 30 persona nga të cilët gjysma ishin punonjës komune. Po të kishte qenë ndonjë joshqiptar aty prezent, mendoj se do t’i gëzohej zemra nga ky i ashtuquajtur festival i lahutarëve shqiptarë. Ku janë gazetarët tanë? Ku janë kritikët tanë?
Unë kam një përgjigje së ku janë ata: E kanë frikë partinë… Unë nuk kam frikë asnjë parti. Partia ime është kultura dhe populli të cilit të cilit i përkas! Mos ardhtë dita kurë Malësinë e udhëheq dikush që nuk është malësor, por ardhtë dita kurë Malësinë ta udhëheqin ata malësorë të cilët kanë për interes jo një grusht njerëzish luajal e që keqpërdoren lehtësisht, por që kanë prioritet të mirat shoqërore të vendit të tyre.
Dikush mund të thotë:pse Nikollë bën kritika e nuk rri rehat sikur të tjerët? Unë gjithmonë e kam thënë dhe do ta them të vërtetën, e kush të hidhërohet le të zbathet vetë!? Heshtja është pohim. Nuk mundem të hesht. Ndihem shumë i fuqishëm sepse e dua dhe më don Malësia. Politikanët shkojnë e vijnë. Unë nuk shkoj e vij, por jam këtu e do të jem krenar bashkë me Malësinë time!

Etiketa: Nikolle Nikprelaj

POSTIME TË NGJASHME

Showbiz

Shakira shihet duke bërë sërf e shoqëruar nga një mashkull misterioz

12 minuta më parë
Showbiz

Shkendije Mujaj bënë thirrje të agjëroni këto nëntë ditë të “Dhul Hixhjes”

22 minuta më parë
Showbiz

Fifi duke e puthur të dashurin, thotë: Me hanger

32 minuta më parë
Showbiz

Miriam Cani ndan momentin e këndshëm me fëmijët e saj

1 orë më parë
Showbiz

Beyonce shfaqet gjysmë e zhveshur dhe shkak është albumi i ri

2 orë më parë
Showbiz

Gazetarja ukrainase Daria Meshcheriakova tregon se çfarë nuk pëlqen në Kosovë

2 orë më parë
Postimi tjetër

Eni Koçi në duet muzikorë me partnerin, Genc Prelvukajn

‘’Nervoze, në stres’’, konkurrenti zbulon si e ndjenë dhe ata në studio gjendjen e Borës pasi u lidhën Donaldi e Beatrixa

Marigona Krasniqi publikon rrahjet e zemrës së bebit

TË FUNDIT

Luiza Gega merr medalje ari dhe shënon rekord kombëtar në Lojërat Mesdhetare

11 sekonda më parë

Gara e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” nuk dhuroi asnjë surprizë, ashtu sikurse pritej, Luiza Gega...

Horoskopi mujor nga Paolo Fox, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet për të gjitha shenjat gjatë korrikut

2 minuta më parë

DASHI Ndikimi i Marsit dhe Plutonit në shenjën e Dashit gjatë korrikut do të shkaktojë konflikte në sferën profesionale, ose...

Nuk duhet të mbani asnjëherë shishe me ujë në makinë gjatë verës

2 minuta më parë

Tani në ditët e verës, të gjithë ju që keni makinë, mbani një shishe ujë, për t’u hidratuar. Nëse e...

Shakira shihet duke bërë sërf e shoqëruar nga një mashkull misterioz

12 minuta më parë

Shakira ishte e gjitha e buzëqeshur teksa shkoi për sërf në Spanjë me një mik të pashëm dhe djalin e...

Shkendije Mujaj bënë thirrje të agjëroni këto nëntë ditë të “Dhul Hixhjes”

22 minuta më parë

Shkëndije Mujaj ka kohë prej kur ajo i është përkushtuar fesë islame. Ajo i përmbahet fesë duke falur namazin dhe...

Fifi duke e puthur të dashurin, thotë: Me hanger

32 minuta më parë

Fifi po merr vëmendje vazhdimisht në mediat rozë, me postimet që po bënë në rrjetet sociale, si për jetën private...

MË TË LEXUARAT

Komuna liron hapësirat publike të zëna nga kafenetë në qendër të Prishtinës

Pse e harruam Beniaden, ajo qenka zbukuruar edhe më shumë

16-vjeçarja vret veten, familjarët e gjejnë të pajetë në shtëpi

Bima që kuron 90% reumatizmin, kjo është mënyra e përdorimit

10 shenjat që tregojnë se dikush ka kaluar një fëmijëri të vështirë me prindër toksikë

Kam qenë duke u argëtuar që nga ajo kohë: Enca tregon linjat bombastike në bikini që kishte edhe si 12 vjeçare

Vdes biznesmeni, bie nga kati i katërt për t’i shpëtuar burrit të dashurës së tij

Albano Bogdo fton vajzat në plazh: Duhet të paguani 700 euro për të ndenjur me mua

Regjisorja shqiptare, Vjosa Berisha varroset nesër

Një person nuk i duron temperaturat e larta, lahet i zhveshur tek fontana në sheshin e Prishtinës

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist