Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Çka shkruante Nëna Tereze për Isa Boletinin

nga Revista Kosovarja

Në një letër të gjatë, Gonxhe Bojaxhiu (Nëna Terezë), shkruante me entuziazëm për të bërat e Isa Boletinit dhe namin e tij të madh në luftë kundër Turqisë.

Nga letra e saj shihet, se Isa Boletini ishte bërë një figurë e politikës qendrore në Evropë e në Ballkan.

Nëna Tereze në letrën e saj përshkruan momente të rëndësishme nga konfrontimet e Isa Boletinit me pushtetin e Perandorisë Osmane dhe pas emërimit të tij në postin e beut, mbeshtetjen e Isait për strukturën e re politike osmane që dallonte esencialisht nga politika okupuese ndërshqiptare.

Nëna Terezë, e shpjegonte në letër se, si Isa Boletini i mposhti hordhitë turke në Slivovë, në Grykën e Caralevës, dhe u doli përballë me sukses 7000 trupave turke për ta eliminuar Isa Boletinin me ushtrinë e vet, ndërohë që aritën ta kallin kullën e tij në Boletin.

Moneytizer Paragrafi 4

Një moment tjetër, përshkrimi i Gonxhe Bojaxhiut për veprat e Isa Boletinit është ngjarja e shkuarjes së tij në Londër, kur më 1913 Isa Boletini arrin në Zyrën për Punë të Jashtme Britanike, në kërkim të ndihmës për shtetin e ri të Shqipërisë, që shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912. Pas intervistës me sir Edward Grey që e shoqëroi Isain deri te holli për ta marrë pistoletën dhe i tha në ironi:

Atë që nuk ka mundur ta bëjë as Mahmut Shefqet Pasha, arritëm ne , këtu në Londër ta bënim këtë. Atëherë, Isa futi dorën në brez dhe nxori pistoletën tjetër për t’i bindur britanikët e zyrës së jashtme, se nuk e kishin çarmatosur Isa Boletinin.

Me t’u kthyer në Ballkan, Isa Boletini i priu 6000 luftëtarëve në Dibër dhe Ohër për t’i dëbuar forcat serbe që e kishin okupuar Maqedoninë.

Në Shqipëri trupat e tij mbrojtën princin Wilhaim zu Wied. Nëna Tereze e quante Isa Boletinin figurë të gueriljes shqiptare dhe luftëtar të madh për Kosovën, për cka ishte rebeluar duke e kundërshtuar Turqinë dhe Serbinë.

Ishte ngritur si lufëtar me emër qysh në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit mbajtur më 22 prill të vitit 1881 si një djalë i ri, për t’i luftuar forcat turke më 1902. S. Krivaça / Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]