Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, është takuar me Sherifen Lutën, fotografia e secilës u bë pasqyra që tregonte luftën brutale të Serbisë në Kosovë në gazeta ndërkombëtare.
Takimi i ambasadorit amerikan me Sherifen ndodhi sot në ngjarjen e organizuar në rastin e 23 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Ai tha se është kënaqësi që u takua me të, derisa njoftoi se sot Sherifja bashkë me fëmijën e saj është e sigurt dhe e shëndetshme.
“Ishte kënaqësi të takova Sherife Lutën dhe familjen e saj në festën e Ditës së Paqes më herët sot. 23 vjet më parë, Sherifja u bë fytyra e një lufte brutale, pasi ajo dhe fëmija i saj u larguan nga Kosova. Sot, ata janë të sigurt dhe të shëndetshëm”, ka shkruar Hovenier.
It was a pleasure to meet Sherife Luta and her family at the Peace Day celebration earlier today. 23 years ago, Sherife became the face of a brutal war as she and her child fled Kosovo. Today, they are safe and healthy. Sherife is on my right in the green suit. @TIME pic.twitter.com/K7bvdSiwdX
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) June 12, 2022