NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkujdesen për mbrojtjen e territorit e Republikës së Kosovës. Kështu ka deklaruar ish-gjenerali amerikan Wesley Clark, pas pyetjes së gazetarëve rreth deklarimeve të cënimit të sigurisë në vend.
Këto komente Clark i bëri pas takimit që zhvilloi me kryeministrin, Albin Kurti.
“NATO është prezente në Kosovë. Ambasadori amerikan (Jeff Hovenier) është njeri i mirë dhe po punon shumë”, u shpreh ai.
Kujtojmë se ish-gjenerali ishte personi që udhëhoqi fushatën e bombardimeve të NATO-s më 1999 që zgjati për 78 ditë dhe e cila kulmoi me çlirimin e Kosovës dhe largimin e trupave serbe.