Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Cllevio lirohet nga burgu, lajmërohet ‘live’ në TikTok

nga Revista Kosovarja

Është liruar nga burgu reperi Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio.

Mbi artikull

39-vjeçari po vuante dënimin në burgun e Fierit që prej tetorit të vitit 2025, kohë kur u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas materialit, Ahmeti ka vuajtur dënimin për përndjekje dhe për thyerje të masës së sigurisë, akuza që lidhen me konfliktin e tij me reperin Rigels Rajku (Noizy).

Lirimi i Cllevios është konfirmuar edhe nga vetë reperi, i cili menjëherë pas daljes ka hyrë LIVE në TikTok, duke publikuar një video dhe duke komunikuar drejtpërdrejt me ndjekësit.

Moneytizer Paragrafi 4

Ngjarja ka marrë vëmendje edhe në rrjetet sociale, ku fansat kanë reaguar menjëherë, ndërsa pritet të shihet nëse reperi do të bëjë një deklaratë më të gjatë për periudhën e qëndrimit në burg dhe planet e tij pas lirimit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]