Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, nuk heziton fare të provokojë në mënyra të ndryshme.
Ajo ka qenë gjithnjë e hapur sa i përket promovimit të pozitivitetit të trupit, ani se është kritikuar jo rrallëherë për peshën, shkruan Kosovarja.
32 vjeçarja së fundmi tregoi se nuk ia ndin fare ku në videon e fundit që ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social TikTok, publikoi për 7.3 milionë ndjekësit një video me bikini njëpjesëshe, teksa endet në rrugës.
Rexha shfaq format e saj të bujshme të trupit në bikini me material leopardi, duke vënë në pah gjoksin.