Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë në histori

nga Revista Kosovarja

Çmimi i arit sot arriti nivele rekord pas bllokimit të parë të punës së qeverisë amerikane në pothuajse shtatë vjet, për shkak të mosmarrëveshjeve për buxhetin.

Mbi artikull

Kjo situatë krijon pasiguri, veçanërisht para takimit të ardhshëm të Rezervës Federale (Fed). Nuk dihet sa do të zgjasë bllokimi, që në të kaluarën ka qenë edhe më i gjatë, raporton cnbc.

Në këtë klimë pasigurie, asetet me rrezik humbën vlerë, ndërsa ari, i konsideruar si strehë e sigurt në kohë krizash ekonomike apo politike, vazhdoi të rritet dhe arriti çmimin rekord prej rreth 3900 dollarësh për “ounce”.
Analistët mendojnë se çmimi i arit mund të arrijë edhe 4000 dollarë ose më shumë, duke u përkrahur nga faktorë si konflikte politike, tarifat dhe kërkesa në rritje nga investitorët dhe bankat qendrore.

Investitorët po kërkojnë gjithnjë e më shumë të diversifikojnë portofolin e tyre drejt arit, që megjithatë aktualisht përbën vetëm një pjesë të vogël të investimeve globale.

Moneytizer Paragrafi 4

Pritet që rritja e çmimit të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, me një ngadalësim të mundshëm rreth fundit të vitit 2026, por me çmime që do të mbeten historikisht të larta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]