Të bëni dush çdo ditë është një zakon i shëndetshëm të cilën e mësojmë që të vegjël. Sigurisht na ndodh shpesh të kalojmë ndonjë ditë apo edhe dy, mbase sepse nuk kemi mundësi, kohë, mund të jemi të sëmurë.
Por çfarë i ndodh trupit tone nëse nuk lahemi për 48 ore? Sipas një artikulli, te mos laheni për 48 ore mund te këtë disa efekte negative për shëndetin tone, një invazion bakterial për shembull.
Artikulli shpjegon se ne trupin tone jetojnë natyralisht mijëra baktere dhe 40 lloje kërpudhash, pjesa me e madhe e këtyre nuk janë te këqija por disa mund te jene me te vërtet te dëmshëm dhe nëse arrijnë te kenë kontakt me sytë, hundën dhe gojën mund te bëhen shkaktar te sëmundjeve apo erëra te këqija. Me dushin mund ti eliminoni dhe ne këtë mënyrë do te ulni rrezikun.
Holly Phillips, mjek ne Manhattan shpjegon se “lagështia dhe djersa ne kontakt me periudha te gjata me lëkurën mund te irritojnë dhe te shtojnë rrezikun e abrazioneve te vogla apo lezioneve te lëkurës dhe gjithashtu infeksione bakteriale dhe kërpudhore”.