fbpx

“Coiffeur Glam” salloni i Lavdije Buzoku dhe Albone Mulaj, ndër më të kërkuarit në Cyrih

nga Revista Kosovarja

 

“Coiffeur Glam” është një nga sallonet e bukurisë më të njohura dhe më atraktive në Zvicër, që ofron një gamë të gjërë shërbimesh për femra dhe meshkuj.

Lavdije Buzoku dhe Albone Mulaj, me përvojë 20 vjeçare në këtë fushë, të aftësuara profesionalisht në Zvicër, janë dy shqiptaret të cilat falë punës së shkëlqyer dhe korrektësisë e diskrecionit të lartë ndaj klientëve, kanë arritur të kenë një klientelë të gjërë dhe sallonin e tyre ta bëjnë tejet të vizituar nga të dy gjinitë.

“Coiffeur Glam” ofrohen të gjitha shërbimet për flokë, si për femra ashtu edhe për meshkuj.
Sa i përket femrave, në sallon ofrohet në mënyrë ekskluzive zgjatja e flokëve me extensions në të gjitha mënyrat dhe kreatinina dhe grimi profesional, ndërkaq për meshkuj bëhet lyerja e mjekrres dhe prerjet më trendi të flokëve.

“Coiffeur Glam” i shqiptareve Lavdije Buzoku dhe Albone Mulaj, edhe pse gjendet në një nga lagjet më ekskluzive të Cyrihut, shumë afër afeir Paradeplatz, punon me një standard çmimesh të arsyeshme dhe nuk bënë diferencim mes klientëve, të cilët janë të të gjitha nacionaliteve dhe profileve, si avokat, mjek/e, menagjer/e të kompanive të mëdha, biznesmen e bizneswomen, sepse lokali ndodhet pikërisht në një nga biznes lagjet më të mëdha në vend.

Lavdija dhe Albona, thonë se disciplina është çelësi i suksesit, ndërkohë shtojnë se kur e bënë punën që e ke hobi dhe e do me zemër, atëherë nuk të duket që je duke punuar, por duke u argëtuar dhe bërë gjënë më të bukur në botë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]