fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Çokollata e zezë ka shumë të mira

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Per Jete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Konsumimi i çokollatës së zezë i ka disa përfitime për funksionimin e trurit, duke e përfshirë zvogëlimin e niveleve të stresit dhe inflamacionit, dhe përmirësimin e disponimit, kujtesës dhe imunitetit, sipas dy studimeve.

Hulumtuesit në Loma Linda University Adventist Health Sciences Center në Kaliforninë Jugore studiuan se si konsumi i çokollatës së zezë me një përqendrim të lartë të kakaos – të paktën 70 për qind, me pjesën tjetër të sheqerit të kallamit organik – ka efekte pozitive. Të dy studimet u prezantuan të martën në takimin vjetor Experimental Biology 2018 në San Diego.

Në të kaluarën, hulumtimi ka treguar se kakao është një burim i madh i flavonoideve. Për shkak se janë antioksidante dhe agjentë anti-inflamatorë jashtëzakonisht të fuqishëm, flavonoidet janë pozitive për trurin dhe shëndetin kardiovaskular, thanë hulumtuesit.

“Për vite me radhë e kemi shikuar ndikimin e çokollatës së zezë në funksionet neurologjike nga pikëpamja e përmbajtjes së sheqerit – sa më shumë sheqer, aq më të lumtur jemi”, tha dr. Lee S. Berk, dekan i çështjeve kërkimore në Loma Linda dhe hulumtuesi kryesor në të dy studimet, në një njoftim për shtyp, transmeton Koha.net. “Kjo është hera e parë që e kemi parë ndikimin e sasive të mëdha të kakaos në doza të vogla sa një shufër çokollate në madhësi të zakonshme, në njerëz në periudha të shkurtra ose të gjata kohore, dhe jemi të inkurajuar nga gjetjet”.

Ai vuri në dukje se sa më i lartë përqendrimi i kakaos, aq më pozitiv ndikimi në njohje, kujtesë, disponim, imunitet dhe efektet e tjera të dobishme.

Njëri studim merrej me atë se si çokollata e zezë ndikon në shprehjen e gjeneve të njeriut, duke përfshirë reagimin imunitar, sinjalizimin nervor dhe perceptimin ndijor.

Studimi tjetër u mor me atë se si kakaoja e rrit neuroplasticitetin për përfitimet e sjelljes dhe shëndetit të trurit. Ata e regjistruan elektroencefalografinë, ose EEG, reagimin ndaj konsumimit të 48 gramëve çokollatë të zezë pas 30 minutave dhe dy orëve. Ata vunë re frekuencë përfituese gama po ashtu edhe gjatë EEG.

Beck tha se hulumtimi shtesë me një studim të madh është i nevojshëm për ta përcaktuar rëndësinë e këtyre efekteve për qelizat imune dhe trurin. Ata gjithashtu duan ta studiojnë marrëdhënien shkak-pasojë të trurit me kakaon në një përqendrim të lartë.

Në vitin 2017, studiuesit raportuan se konsumimi i sasive të moderuara të çokollatës së zezë kishte ulur rrezikun e fibrilimit atrial, ose AF, një lloj ky i shpeshtë i rrahjeve të parregullta të zemrës, përcjell Koha.net. Hulumtuesit në Shkollën e Harvardit për Shëndetin Publik dhe ata në Danimarkë i studiuan 55.502 meshkuj dhe femra që morën pjesë në studimin danez të titulluar Danish Diet, Cancer and Health Study, i cili rekrutoi pjesëmarrës nga dhjetori 1993 deri në maj 1997.

Në vitin 2014, hulumtimi gjithashtu konkludoi se çokollata e zezë ndihmon në lirimin e arterieve të ngurtësuara dhe i parandalon qelizat e bardha të gjakut nga ngjitja në muret e trasha të arteries – dy shkaqe këto kryesore të aterosklerozës. Për këtë studim, studiuesit në Holandë i monitoruan 44 meshkuj me moshë mesatare dhe me mbipeshë të cilët kishin ngrënë 70 gramë çokollatë të zezë në ditë gjatë dy deri katër javëve.

Etiketa: Çokollata e zezë

POSTIME TË NGJASHME

Per Jete

Receta e maskës me qepë që rrit flokët brenda pak javëve

13 minuta më parë
Per Jete

Si të reduktoni celulitin në kushte shtëpie?

6 orë më parë
Per Jete

Mënyra e ushqimit sipas tipit të figurës: Çfarë dhe kur duhet të hani!

7 orë më parë
Per Jete

Njerëzit që pushojnë gjatë ditës janë më produktiv

8 orë më parë
Per Jete

Shoqata për të drejtat e fëmijëve në Zvicër kërkon ndalimin e synetisë

9 orë më parë
Per Jete

Fëmijët kokëfortë dhe rebelë bëhen më të suksesshëm në të ardhmen

10 orë më parë
Postimi tjetër

Pite shtëpie me kos

Burri i Gentës bën tatuazh shqiponjën dykrenare

Kështu mund ta zhdukni mykun nga çdo sipërfaqe e shtëpisë

TË FUNDIT

Receta e maskës me qepë që rrit flokët brenda pak javëve

13 minuta më parë

Prishtina hap tender 250 mijë euro për rregullimin e varrezave

23 minuta më parë

Drake është arsyeja e ndarjes së Kim dhe Kanye?

33 minuta më parë

Tea: Falë ‘Përputhen’ gjeta partnerin e jetës sime e për këtë nuk pendohem

43 minuta më parë

Shumë pak kohë i ka mbetur deri në lindjen e fëmijës së parë, por Afërdita nuk i ndahet palestrës

52 minuta më parë

Atdheu uron Sindin për ditëlindje me një kujtim të bukur

1 orë më parë

MË TË LEXUARAT

7 vdekje dhe 564 raste të reja me COVID-19

“Hyrremja” tregon format trupore pas lindjes së vajzës

Momenti kur Jehona Sopi u shpall “Miss Kosovarja 1995” dhe sfilonte në skenë

Lediana shpërthen në lot: “Nuk i duroj dot këto gjëra”

Rudina Dembaçaj zbuloi se e ka kaluar COVID-19

Horoskopi për nesër, e mërkurë 3 mars 2021

8 gjëra që duhet t’i bëni herët në mëngjes

Nëna ‘e mbarë’ e mësoi edhe vajzën të zhvishet për të fituar para

Gold AG publikon këngë dedikuar Hamëz Jasharit

A duhet të flisni hapur në çift për eksperiencat seksuale?

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci