Në Pejën e bukurisë, elegances dhe modës, është një butik që i tërheq si magnet femrat nga e gjithë Kosova dhe më gjërë. Për veshje të përditshme, elegante, ekstravagante, por edhe sportive, dihet ku…
“Cool Collection” është adresa më e njojur për ato që e kanë fiksim moden, veshjet cilësore, trendy dhe unikë në kuptimin e plotë të fjalës.
Themeluar në vitin 1999, “Cool Collection” i ka rezistuar kohës, duke mbetur gjithnjë numër një në sjelljen e trendeve të fundit nga bota e modës. Kualiteti, cilësia dhe dizajnet e veçanta janë karakteristika kryesore e asaj çfarë gjendet në butikun me traditë dhe klientelë të gjërë.
“Cool Collection”, që gjendet në qendër të Pejes, e që është padyshim një nga dyqanet më ekstravagante, shpesh frekuentohet edhe nga personazhet e famshëm të ekranit dhe skenës. Një pjesë e të njohurave zgjedhin edhe mundësinë e blerjes online, si një opsion fleksibil, komod dhe i sigurtë.
“Cool Collection” në Instagram prezanton në mënyrë mjaftë profesionale pjesën më të madhe të veshjeve, për të qenë kështu shumë më pranë klienteles dhe atyre që zgjedhin të porosisin dhe të blejnë online.
Veshje me shije, stile të ndryshme dhe cilësi e pakrahasueshme.
“Coll Collection” gjendet në qendër të Pejës, tek Yll Kryqi, ku ndahet rruga për Spital dhe Korzo.
Shkëlqim i garantuar – gjithmonë!