Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Covid 19, një mjek ka rezultuar pozitiv në Mitrovicë

nga Revista Kosovarja

Qyteti i Mitrovicës po vazhdon të jetë një ndër komunat më të prekura me Covid-19 në Kosovë. Ditë më parë në këtë Komunë janë konfirmuar raste të reja me koronavirus.

Mbi artikull

E pa u prekur nga virusi nuk shpëtoi edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

Bëhet fjalë për një person nga stafi mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar për T7 drejtori i kësaj qendre, Fevzi Sylejmani.

Moneytizer Paragrafi 4

Sylejmani tha se bëhet fjalë për një mjek nga reparti i mjekësisë familjare.

Sylejmani shtoi se pas gjurmimit të kontakteve janë izoluar edhe tri infermiere.

Sylejmani shtoi se deri më tani askush tjetër nga stafi nuk ka rezultuar pozitiv.

E infektimin e mjekut e ka konfirmuar edhe Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Erseka Hasanaj Barani.

Barani theksoi se mjeku ka kohë që është vetëizoluar.

Ndërkohë drejtoresha e shëndetësisë shtoi së mjeku familjar dyshohet se virusin e morri nga një organizatë qeveritare, ku edhe ishte i angazhuar.

Barani foli edhe për gjendjen e pacientëve të tjerë në këtë qytet që tashmë janë konfirmuar si pozitiv me Covid-19.

Ajo tha se gjendja e tyre është stabile, përveç njërit nga pacientët, i cili është dërguar për hospitalizim në QKUK.

Në Mitrovicë deri më tani janë 13 raste aktive.

https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/305698094147780/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]