Me një traditë mbi 13 vjeçare në prodhimin dhe shitjen e mobilieve dhe dekoreve shtëpiake, studio e dekorit ‘Creative Online Shoop’ të cilin mund ta gjeni te ‘Medreseja’ në Prishtinë, ofron kualitet dhe shumëllojshmëri dizajnësh për mobilimin dhe zbukurimin e shtëpisë suaj.
Duke kombinuar profesionalizmin dhe shijen e hollë në dekorin dhe mobilimin e interierit, ‘Creative Online Shoop’ ofron prodhimet e veta të cilat janë të punuara me materialet e klasit të parë, që garantojnë cilësi dhe kualitet të lartë në të gjitha llojet dhe modelet e këtyre produkteve.
‘Creative Online Shoop’, merret me punimin e kuzhinave, tavolinave, paradhomave, dhomave të fjetjes, TV komodëve, si dhe shumë dekoreve të ndryshme për ambientet e brendshme të shtëpisë, të cilat mund t’i porosisni edhe sipas nevojës, kërkesave dhe dëshirës suaj, apo dizajnit tuaj të preferuar.
Jepni jetë hapësirave të shtëpive tuaja duke i mbushur me mobiliet dhe aksesorët dekorues të studios më të madhe të interierit më Prishtinë, ‘Creative Online Shoop’.
‘Creative Online Shop’ mundëson edhe dërgesat online në të gjithë territorin e Kosovës, por edhe jashtë saj.
Vizitojeni faqen zyrtare në Facebook: ‘Creative Online Shoop, ose kontaktoni nr. +383 (43) 900 767.
‘Creative Online Shoop’, realizon imagjinatën tuaj!
View this post on Instagram