Instagram është bërë një platformë sociale për të ndarë momente, postime dhe histori me miqtë, familjen dhe ndjekësit tuaj.
Sipas një studimi të vitit 2015, numri mesatar i ndjekësve për një llogari personale në Instagram të adoleshentëve amerikanë ishte 150. Ky numër zbehet në krahasim me qindra, mijëra dhe madje miliona ndjekës që të famshëm mbledhin për llogaritë e tyre.
Por, kush ka më shumë ndjekës në Instagram?
Llogaria më e ndjekur në Instagram është llogaria zyrtare e platformës, sipas Social Blade. Që nga gushti 2022, llogaria e markës së Instagram ka rreth 586 milionë ndjekës.
Përdoruesi individual më i ndjekur është ylli portugez i futbollit Cristiano Ronaldo, i cili deri më në këtë moment numëron 528 milionë ndjekës duke u bëri i pari person me një shifër kaq të lartë.
I pasuar nga rivali i tij në fushë, Lionel Messi është personi i dytë më i ndjekur në Instagram ndonëse larg Ronaldos me 414 milionë ndjekës.
Përveç me numërin e ndjekësve, Messi e Ronaldo janë në sfidë edhe për numrin e fotove me më së shumti ‘like’.
Më 18 dhjetor 2022, futbollisti Lionel Messi postoi fotot e tij duke ngritur trofeun e Kupës së Botës FIFA dhe duke festuar me shokët e tij të skuadrës pas fitimit të Kupës së Botës FIFA 2022 me Argjentinën, i cili arriti 10 milionë pëlqime në 39 minutat e para.
Të nesërmen, postimi u bë postimi më i pëlqyer në Instagram në 24 orët e para të postimit të tij, me 50 milionë pëlqime, dhe gjithashtu u bë postimi më i pëlqyer ndonjëherë për një sportist, duke thyer rekordin e Cristiano Ronaldos, fotoja e të cilit nga 19 nëntori 2022, ku ai dhe Messi luanin shah, arriti në 42 milionë pëlqime.
Më 20 dhjetor 2022, postimi arriti mbi 56 milionë pëlqime, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga imazhi i një veze e postuar nga @world_record_egg.
Foto e tretë më e pëlqyer në Instagram është gjithashtu e Messit ku ai shihet në shtrat dhe pranë tij ka Kupën e Botës.
Postimi i Ronaldos teksa luan shah me Messin tani renditet në vendin e katërt i pasuar nga vendi i pestë që zë sërish ylli i Argjentinës me foton në avion duke u kthyer nga Kupa e Botës në Katar.
Numri i ndjekësve dhe pëlqimeve në Instagram ndryshon vazhdimisht megjithatë pesë personat e renditur më lartë kanë qenë vazhdimisht në krye të listës herë pas here duke tejkaluar njëri-tjetrin me një diferencë relativisht të vogël ndjekësish.