fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Çun Lajçi: Mbramë zemra deshti me m’lanë

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Showbiz
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Zemra t’len e s’pyet mjek si mbret!

Shah n’veti ishte prej se e krijon Zoti, e rrak-taket ia kurdisi si deshti Ai e kësaj si iu tek!

Të ngadalshme të shpejta e jo herë herë edhe të thyeme!

Këto t’fundit ia morën jetën nji poetit lirik, Azem Shkrelit, po sa zbriti n’tokë me puthë vargun e vet!

Ia mori Nuredin Loxhës po sa shkeli n’skenografinë e vet e pak kush foli për ta, (siç madhnohen edhe njerëzit sot) se ishte kohë e huej për zemrat e tyre!

Edhe Buqës, regjisores, ia paska marrë jetën dje, tue folë për një parapremierë n’Ministrinë e Kulturës.

Asaj lavdi, por zemra i bahet boll kur ngihet me teket tona. Mërzitet kur i bahen të tepërta dashunitë e urrejtjet. Vuejtjet kur grumbullohen nisë e numëron sekonda, orë, ditë e vite, dhe… ndalet!

Si për inat pushon, jo për pak, por përgjithmonë!

Shtrydhet, bahet gur, n’zgurin me damarë t’kapërthurun ​​lumejsh, që harrojnë m’u derdhë n’pellgun e saj!

Ajo shtrëngohet mos me pëlcitë e harron me ba rrak-tak!

Harron ajo e vdesim ne tue pritë ujin e lugut me i ra gurit e me rrotullua edhe njiherë jetën, e përsëri me ba rrak-tak!

Nuk vdiq thanë, veç zemra harroi me këtë ujëin e damarve e përmbys ra mbi hijën e vet.

Sa shumë nga t’mirët harruen me marrë frymë tue pritë mu sjellë edhe njiherë guri i zemrës e me i shterrë lumejtë e gjakut!

T’plastë zemra t’plastë, me nemte nana, sa herë shpirtin ia bisha të hunda, e kur i binte ndërmend se ajo mund t’me pushonte përnjimend, m’thoshte; hajde të zemra e nanës, hajde!

Edhe im bir mbramë me mori ngrykë, ma puthi synin e ballin kur n’gjumë bërtita prej ankthit.

U tut mos po m’len zemra e m’përqafoi me mallin e pashuem!

Të dua more plak m’tha, të dua! M’ka marrë malli m’u ulë n’prehnin tand, që kur u bana burrë, e mi përkëdheli faqet e plakuna!

Mbramë, zemra u medyshë me m’lanë edhe mua, por im bir ia rrotulloi gurin e rrak-takut, se malli e kishte marrë me m’përqafua!

Sa i lumtun isha mbramë, nuk e diti as im bir, se nuk i kallxova sa mall kisha pas përqafimin e tij!

Ah, kjo asht jeta e kjo asht zemra!

 


Etiketa: Çun Lajçi

POSTIME TË NGJASHME

Showbiz

“Jon qu pesh me ofendime”, Getinjo ka një lutje për fansat

6 minuta më parë
Showbiz

Zanfina bën shikim interesant një një fotografi

14 minuta më parë
Showbiz

Tayna provokon shumë duke ekspozuar këmbën

34 minuta më parë
Showbiz

Aktorja shqiptare flet për humbjen e binjakëve: Dhimbje që jeton me mua

54 minuta më parë
Showbiz

Granit Cana kapet mat me një femër në pishinë

1 orë më parë
Showbiz

Kështu tingëllon kënga e Gilit e kënduar nga Tayna

2 orë më parë
Postimi tjetër

Ky është vendi ku u njohën e u dashuruan Rita e Fidani?

E bukura Arbnorë hijeshon rrugët e Prishtinës

Nga pushimet, Bearti zbulon vajzën perfekte për të

TË FUNDIT

“Jon qu pesh me ofendime”, Getinjo ka një lutje për fansat

6 minuta më parë

Reperi kosovar, Getinjo, ka bërë një kërkesë për të gjithë ndjekësit. Ai iu lut të gjithë atyre që i publikojnë...

Zanfina bën shikim interesant një një fotografi

14 minuta më parë

Zanfina Ismaili gjithmonë merr vëmendje me imazhet e ndryshme që publikon. Duke qenë aktive në rrjete sociale, vazhdon të jetë...

Çiftet e zodiakut që do të kenë fëmijë të mbarë e të bukur bashkë

24 minuta më parë

Shenjat e përputhshme të zodiakut gjithashtu ndikojnë shumë edhe se si do të jenë fëmijët e tyre dhe jo vetëm...

Tayna provokon shumë duke ekspozuar këmbën

34 minuta më parë

Tayna në shumë aspekte kalon në lajm. Duke qenë tejet aktive me poza të shumta, gjithmonë pozon provokuese dhe e...

Pas 10 vitesh, mërgimtari nga Franca kthehet në Kosovë

43 minuta më parë

Emocionet nuk munguan as këtë herë në aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”. Ekipi i emisionit të verës në T7, sërish...

Aktorja shqiptare flet për humbjen e binjakëve: Dhimbje që jeton me mua

54 minuta më parë

Në mars të këtij viti, aktorja e humorit, Delinda Disha, tregoi për humbjen e binjakëve, përmes një postimi në Instagram....

MË TË LEXUARAT

Dua Lipa e mbyll qëndrimin në Prishtinë me këtë vizitë

Fejohet Kozaku, kjo është partnerja e tij

Shqiptarja dhe italiania ofronin seks për 300 euro në Prishtinë

Eni Vasili publikon foton më të bukur të verës me dy vajzat binjake

Pas Dua Lipës, J Balvin ndjek në Instagram reperen e njohur shqiptare

Shemi me fjalë të rëndë për Dukagjin Lipën

I mituri ther me thikë disa herë një të mitur në Deçan

Poetja e mërguar Shqipe Isufi flet për “dy lulet e saj” – një rrëfim ndryshe

Skafi për pak godet pushuesin në Shëngjin, dy ditë pas tragjedisë në Himarë

Stresi “shpërthen” keq ndaj kolegëve në rrjete sociale: “Shumica prej jush jeni…”

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist