Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Çun Lajçi: Ti mashkull i Brojës, kurrë s’ta kam dashtë surratin

nga Revista Kosovarja

Lajçi përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar presidentin Thaçi pas fjalës së tij ku iu drejtuar popullit në lidhje me akuzat e Gjykatës Speciale.

Mbi artikull

Lajçi shkruan për fjalimin e presidentit ku thekson se, nuk është dashur të zverdhet pasi nuk e ka kancerin sikurse e ka pasur presidenti historik Ibrahim Rugova.

Ai thotë se Thaçi nuk din çka është me pas zemër e shpirt njeriu, duke shtuar se gjithçka mundet me qenë por njeri jo.

Postimi i plotë:

Moneytizer Paragrafi 4

Ti mashkulli i Brojës!

Veç orën, e shtrejtë, n’dorë e shtine n’gjynah mbramë, por kosovarin, Zot e krenar mbi ket dhe, jo!

Gjithçka mundesh me qenë, veç njeri jo!

lumtun jam që kurrë s’të kam besua, kurrë kafen pi s’ta kam, e kurrë s’kam dashtë surratin me ta pa!

Shko, se qebesa i ban nder lëkurës tande, jo atdheut jo, ate e ke poshtnua plot 20 vjet!

– Dhe s’di pse duhej, Ismail këshilltari me ta shkrua at tekst patetik. Ti s’e ke kancerin si Rugova m’u zverdhë e m’u mundua me i shti gurët n’gjynah!

s’e ke njerëzorën me dhanë dorëheqje. A din pse? Se s’din ç’asht me pasë zemër e shpirt njeriu!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]