Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dafina e mërzitur pasi lë pushimet

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka postuar sot disa fotografi nga të cilat ajo tregon se është larguar nga pushimet

Dafina kishte shfrytëzuar disa ditë për pushim në Jale të Shqipërisë, në të cilin vend e kishte incizuar videoklipin bashkë me Ledrin dhe Lumi B të këngës “Aman”.

E derisa dy reperët nuk janë parë duke pushuar andej pari, Dafina që disa ditë kishte postuar disa fotografi e ku shihej duke shijuar diellin në njërën prej pikave më turistike në Shqipëri.

“Deri në herën tjetër”, ka shkruar Dafina poshtë këtyre fotografive duke aluduar kështu largimin nga aty.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkohë këngëtarja sot gjatë ditës ka paralajmëruar edhe një këngë të re me këngëtarin Gee Dixon, madje ka postuar edhe një prej skenave të klipit të tyre. Kjo këngë quhet La Vida dhe pritet që të lansohet këtë të premte.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]