Dyshja kanë vendosur të ribashkohen duke lenë anash çdo keqkuptim mes tyre.
Ishte Dj Geek ai i cili publikisht i tha Dafinës se ai është mashkulli që e plotëson, shkruan “Kosovarja”.
E nga kjo dashuri e bukur që ndjejnë për njëri tjetrin, ata po kalojnë disa çaste të bukura së bashku, duke mos munguar as publikimet e shumta në rrjetin social.
Së fundmi ishte Dafina ajo e cila shkrepi një imazh ku Dj Geek i jep asaj puthje në ballë.
“2021” ishte mbishkrimi duke theksuar se kjo ishte mënyra më e mirë për fillim viti./Kosovarja/