Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dafina Sadiku me hitin e saj e bënë “Tym e Flakë”

nga Revista Kosovarja

“Tym e Flakë” e ka bërë këngëtarja Dafina Demaj Sadiku në projektin e sajë të fundit, i cili u publikua ditë më parë.

Dafina e lindur dhe e rritur në Drenas, që nga mosha rinore nisi aktivitetin e saj në muzikë duke qenë pjesë e programeve shkollore, ansambleve të ndryshme dhe duke shkëlqyer gjithmonë.

Vajza me zërin briliant, pas luftës u zhvendos në Gjermani ku pati një nderprerje të shkurtër, e më pas u kthye furishëm në muzikë, ndërkohë që premton se nuk do të ndalet e do të sjell risi për fansat e saj.

Moneytizer Paragrafi 4

Dafina, si këngëtare profesioniste i këndon thuajse të gjitha zhanret. Projekti i fundit i titulluar “Tym e Flakë” është projekt që vjen i interpretuar në mënyrë të mrekullueshme, realizuar dhe mbështetur nga produksioni “Arboni”.

Teksti i këngës është shkruar nga Kreshnik Avdiu dhe çdo detaj është përcjell me kujdes nga Blerim Sadiku, bashkëshorti i Dafinës.

Dafina Demaj-Sadiku, ka thënë se aktualisht nuk ka ndonjë opsion bashkëpunimi, por një është e sigurtë që projektet e bukura nuk do të mungojnë.

Ndryshe, këngëtarja po cilësohet një nga vokalet më të veçanta për momentin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]