Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dafina Zeqiri në super formë, thekson fizikun joshës në pozat e reja

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka marr vëmendje me disa poza të reja.

Mbi artikull

Ajo publikoi disa foto të reja nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram, teksa dukej plot sharmë dhe elegancë.

Autorja e “Kaje” dukej e mahnitshme veshur me një fustan të gjatë grim me shkëlqim, i cili kishte mëngë të gjata dhe dekolte të hapur.

Për një dukje më të kompletuar, Dafina vendosi makijazh të theksuar dhe flokët i la të ndara në mes dhe të lidhura prapa.

Moneytizer Paragrafi 4

“Dashuri”, ka shkruar artistja në mbishkrimin e postimit, që u pasua me komente të shumta nga ana e fansave të saj.

Ndryshe, kujtojmë që Dafina kohë më parë konfirmoi romancën e re me Kreshnik Gjergjin pas ndarjes nga DJ Geek, madje dyshja thuhet se pritet të martohen në vitin 2024.

Sa i përket muzikës, Dafina po shijon suksesin me bashkëpunimin e fundit me Mozzikun “Drama, pahiri”.

https://www.instagram.com/p/C0YtHk1IAjF/