fbpx

Dafina Zeqiri pranon se ka qenë pre e një lidhje abuzive

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka rikthyer në fokus një çështje shumë të rëndësishme, e cila ka qenë jo pak në vëmendje ditëve të fundit.

E ndikuar edhe nga rasti i fundit tragjik në Ferizaj, Dafina ka shkruar se si edhe ajo dikur ka qenë pre e një lidhje abuzive dikur në fillimet e saj.

Dafina thotë se njëlloj i ka ndodhur edhe në lidhjen e saj, ku është fajësuar gjithmonë në opinion ndërkohë që i dashuri i saj qëndronte me kokën lartë.

Ky është postimi i saj i plotë:

“Si është e mundur. Sa herë që një grua dhunohet, abuzohet, kërcënohet e madje vritet, një nga arsyetimet e atij “tipit” është: Ajo po më tradhtonte/ Ajo donte/ Ajo ma kërkoi një gjë të tillë. Dhe ju i besoni? Ajo “kërkoi” për këtë? Ndaloni së lejuari që të akuzuarit të marrin vëmendje nga gabimet e tyre. Ndaloni abuzuesit nga kryeraj e krimeve dhe fajësimi i gruas. Ndaloni akuzuesit që të njollosin një grua. Unë kam qenë në një lidhje shumë abuzive në fillimet e karrierës dhe gjeni pak kë e fajësonin. Mua! E njëjta gënjeshtër nën emrin tim: Ajo po më tradhëtonte. Unë kurr s’kam marrë ndihmë apo përkrahje nga sistemi sepse ishte shumë i korruptuar. Për vite, unë pranoja komente. Përderisa ai “tipi” vazhdonte me kokën lartë i lumtur sepse kishte vëmendjen”, ka shkruar Dafina Zeqiri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]