Dafina Zeqiri është njëra ndër këngëtaret më te spikatura në vend, kjo për shkak stilit të saj unik, këngëve që ajo ka prezantuar ndër vite e shumëçka tjetër.
Së fundmi ajo ka publikuar një këngë në bashkëpunim me Cricket dhe Muma, kënga titullohet “Pa ty” dhe deri më tani numëron gjithsej 6 milionë klikime në Youtube.
https://www.instagram.com/p/CPx1MTMhoSz/
Ndërkaq ajo ka treguar për të gjithë se është në një lidhje dashurie me Dj Geek dhe lidhja tyre është ndër më të komentuarat së fundmi.
Ajo ditën e sotme ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram me bark të rrumbullakosur dhe kaq është dashur që të lindin dyshmet se ajo edhe mund të jetë shtatzënë. /Kosovarja/