Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dalin detajet, ja pse u nda çifti i njohur turk

nga Revista Kosovarja

Aktori i njohur turk Kerem Bürsin dhe trashëgimtarja e njohur e familjes Sabancı, Melisa Tapan, kanë përfunduar romancën e tyre pas rreth një viti së bashku. Lajmi është bërë i ditur nga mediat turke, të cilat raportojnë se çifti ka vendosur të ndahet në heshtje, larg syrit të publikut.

Mbi artikull

Sipas “Güneş”, ndarja është marrë që në muajin gusht, por lajmi u konfirmua vetëm ditët e fundit. Melisa Tapan, e pyetur nga gazetarët gjatë një eventi, ka dhënë një përgjigje të shkurtër, duke deklaruar:
“Yoğunluktan dolayı yollarımızı ayırdık” – që përkthehet: “Për shkak të ngarkesës së punës, udhët tona u ndanë.”

Burime pranë çiftit tregojnë se oraret e mbingarkuara dhe distanca mes tyre kanë qenë arsyeja kryesore e krisjes. Edhe pse ata e kanë ruajtur gjithmonë privatësinë dhe rrallëherë janë shfaqur bashkë në publik, marrëdhënia e tyre kishte ngjallur shumë kureshtje tek fansat.

Mediat turke shkruajnë se kjo ndarje nuk ka ardhur mes dramash apo konflikteve, por ka qenë një vendim i përbashkët dhe i qetë, duke i dhënë fund një historie që nisi me shumë premtime.

Moneytizer Paragrafi 4

Kerem Bürsin, i njohur për rolet e tij në serialet e suksesshme turke, dhe Melisa Tapan, një emër i dashur i jetës mondane në Turqi, tashmë kanë zgjedhur rrugë të ndara – duke lënë pas një romancë që për një kohë të gjatë ishte në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

[social_embed link=”https://www.instagram.com/reel/DPRm8rWCHZC/” align=”center”]