Mbrëmë në media është publikuar një video ku shihet një burrë që sulmon fizikisht një grua në një market në Prishtinë.
Në video shihet i dyshuari teksa rrah me grushte një grua. I gjithë rasti ndodhi derisa viktima ishte duke shikuar artikuj dhe i dyshuari shoqëruar nga gruaja dhe djemtë e tij të mitur, u nervozua se pse karroca e saj ia zuri rrugën dhe filloi ta rrahë brutalisht.
Në media është publikuar edhe një video tjetër e të dyshuarit Feim Berisha, teksa shoqërohet nga sigurimi i supermarketit.
I njëjti dëgjohet duke ofenduar një grua tjetër e cila i kërkon llogari për sulmin dhe i njëjti përgjigjet me tone ofenduese: “Kudra jeni ju krejt”.
Kujtojmë se rasti është raportuar edhe nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”.
I njëjti pas arrestimit është dërguar në mbajtje.