Këngëtari nga Peja Ramadan Krasniqi-Dani është një nga zërat më të pëlqyer nga audienca shqiptare, i cili karakterizohet me një zë të ëmbël.
Duke u kujdesur që gjithmonë të pasurojë tregun muzikor me hite të muzikës popullore, ai mbetet ndër këngëtaret më të kërkuar për mbrëmje e ahengje të ndryshme familjare, shkruan “Kosovarja”.
Përveç jetës profesionale për të cilën na mban të informuar me anë të postimeve në rrjete sociale, Dani shpesh herë në emisione të ndryshme ka folur edhe rreth jetës private.
Që kur i ka vdekur bashkëshortja ai në çdo emision ka folur i përlotur nga humbja e saj në moshë shumë të re.
Kësaj radhe ishte i ftuar në emisionin “Prive” i cili si gjithmonë duke qenë i afërt me ndjekësit edhe kësaj radhe u përgjigj në pyetjet e ndjekësve që sigurisht ishin te shumta.
Në pyetjen se cila sfidë ishte më e rënda për të, ai mes lotësh rrëfeu: “ Spo di ma e rëndë se kur m’ka ndrru jetë gruja, Eminja për mu ma vështirë nuk ka pas. Kjo është caktimi i zotit dhe duhet më u pajtu edhe nuk ka proces tjetër dmth sfidë ma t’rëndë nuk kom pas”.
Kujtojmë që edhe pas vdekjes së bashkëshortes ai u kujdes për të dy fëmijët, dhe nuk u martua më./Kosovarja/